Flash

Mbledhja e Grupit të PS, Vullnet Sinaj e Erion Braçe, kundërshtojnë Reformën Territoriale

Lapsi.al 5 October 2026

Mbledhja e Grupit të PS, Vullnet Sinaj e Erion Braçe,

Deputetët Erion Braçe dhe Vullnet Sinaj kanë votuar kundër draftit të Partisë Socialiste për reformën e re administrativo-territoriale, që parashikon reduktimin e numrit të bashkive nga 61 në 46. Sipas burimeve, gjatë mbledhjes së grupit parlamentar socialist në fillim të kësaj jave, dy deputetët kanë kundërshtuar propozimin për shkrirjen dhe bashkimin e 15 bashkive.

Në përfundim të diskutimeve, drafti është hedhur në votim dhe Braçe e Sinaj kanë votuar kundër. Gjatë mbledhjes, Erion Braçe mësohet të jetë shprehur: Më bën të shkoj drejt votës kundër. 

Qëndrimi i dy deputetëve vjen në një moment kur mazhoranca po përballet me debate të forta për hartën e re territoriale. Drafti duhet të marrë 84 vota në Kuvend për tu miratuar.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI