Flash

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Berisha: E votoj me dy duar që kryeministri të ketë vetëm dy mandate

Lapsi.al 30 July 2026

Kreu i PD Sali Berisha deklaroi se është gati që ta votojë që nesër ndryshimin kushtetues që përcakton se kryeministri duhet të ketë vetëm dy mandate në krye të qeverisë. Në një intervistë në emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2CNN, Berisha tha se një klauzolë e tillë është e dobishme në kushtet ku ndodhet vendi. Kryedemokrati u shpreh se kryeministri Edi Rama u shndërrua në “diktatorin më të urryer” për shqiptarët dhe kërkesa për kufizim të mandateve është e bazuar.  

“Jam gati të votoj një klauzolë të tillë. Normalisht nuk qëndron, por a është e dobishme? Është e dobishme. Edi Rama e faktoi këtë. Kur ka një njeri të zhveshur nga çdo normë morale ai është një rrezik kombëtar më i madh nëse nuk i pritet mandate me dy mandate", u shpreh kryedemokrati. 

"Unë e votoj me të dy duart një gjë të tillë. Ta sjellin dhe unë e votoj me të dy duart. Jam njeri që respektoj Kushtetutën. Jam gati të votoj ndryshimin kushtetues që nesër. E bëj këtë sepse historia faktoi, mandati i vjedhur i katërt, prandaj janë të gjithë ata në rrugë. Kjo kërkesë ka një bazë në realitetin shqiptar, pasi një njeri u bë diktator i urryer. Urrejtje të tillë s’ka pasur as në 91-shin! U bë diktator i urryer duke vjedhur zgjedhjet. Atëherë më mirë, Kushtetuta, një njeri si ky të mos e lejojë të kandidojë më shumë se dy herë. Do thuash ti digjet i shëndoshi me...po vendi do shpëtojë”, tha Berisha. 

Berisha tha se projekti i Zvërnecit nuk është në përputhje me ligjin.

“Unë nuk mbështes asnjë projekt që nuk përputhet me ligjin. Në rastin e Zvërencit absolutisht s’është në përputhje me ligjin. Marr vesh unë pronën, shkon e i thotë pronari...Unë jam ish-kryeministër dhe s’mund të lëviz me emocione, unë gjykoj mbi bazë ligji. Thotë pronari: Pyete pak Ardit Bidon e kujt është toka. Ai kot nuk e tha. Ia tha Ramës. E ke në dialog me Ramën, se ky shkoi fshehtas aty dhe u taku. Ai i tha z.kryeministër pyet Ardit Bidon e kujt është toka. S’mund të bësh investim ti aty ku ka proces gjyqësor. Unë shoh që ky nuk kishte zbatuar asnjë ligj”, tha Berisha.

“Cilat janë ligjet? Ligji është ky: Në peizazh natyror të mbrojtur ligji kombëtar dhe ndërkombëtar përcakton, mund të mos investosh dot, por edhe mund të investosh. Nëse vendos të investosh do zbatosh 4 kushte europiane. Ky s’ka zbatuar asnjë ligj, por njësoj sikur të ishte në kopshtin e tij. Ky ka dhënë leje zhvillimi dhe leje ndërtimi, që ta dinë shqiptarët. Ka leje ndërtimi. Jo vetëm ka dhënë leje ndërtimi, por atë leje ndërtimi e ka anuluar me noter. Ka dhënë leje pa plotësuar asnjë kusht. E kam bërë publike pikë për pikë. Si e fsheh ti?! Ka dhënë në janar leje ndërtimi, dhe jo një, por dy leje. Ka kërkuar ndërtuesi t’i anulojë me noter. Projekti ka shkelur ligjin kombëtar dhe ndërkombëtar”, vijoi ai. (A2 Televizion)

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI