Flash

Marrëveshja me Vietnamin/ Shqipëria kërkon 20-30 mijë punëtorë të huaj

Lapsi.al 30 July 2026

Shqipëria ka nevojë për 20 deri në 30 mijë punëtorë të huaj, ndërsa Vietnami pritet të jetë një nga vendet kryesore nga ku do të sigurohet kjo fuqi punëtore. Lajmi bëhet i ditur nga gazeta vietnameze Lao Động, e cila raporton për nënshkrimin e një Memorandumi Mirëkuptimi mes qeverive të dy vendeve për dërgimin e punëtorëve vietnamezë në Shqipëri.

Sipas Lao Động, marrëveshja u nënshkrua më 29 korrik në Hanoi nga Ministria e Brendshme e Vietnamit dhe Ministria shqiptare e Ekonomisë dhe Inovacionit. Në ceremoni morën pjesë ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, zv.ministri vietnamez i Brendshëm Vu Chien Thang, si edhe ambasadorja e Vietnamit në Greqi, e akredituar edhe për Shqipërinë.

Media vietnameze shkruan se kërkesa e Shqipërisë për fuqi punëtore lidhet veçanërisht me sektorët e turizmit, hotelerisë, restoranteve, prodhimit industrial, ndërtimit, bujqësisë së teknologjisë së lartë, transportit dhe profesioneve të tjera që kërkojnë punonjës të kualifikuar dhe me njohuri të gjuhëve të huaja.

Sipas autoriteteve vietnameze, memorandumi krijon kuadrin zyrtar të bashkëpunimit mes dy vendeve në fushën e punësimit dhe synon zgjerimin e tregut të punës për qytetarët vietnamezë.

Lao Động thekson se punëtorët vietnamezë që do të punojnë në Shqipëri do të trajtohen sipas legjislacionit shqiptar, duke përfituar paga, kushte pune dhe të drejta të barabarta me punonjësit e tjerë.

Një tjetër element që veçon gazeta është se punëtorët vietnamezë nuk do të paguajnë asnjë shpenzim përpara largimit nga vendi i tyre, pasi të gjitha kostot e rekrutimit dhe transferimit do të mbulohen nga punëdhënësit shqiptarë.

Po sipas medias vietnameze, pala shqiptare ka shprehur gatishmërinë të bashkëpunojë edhe për trajnimin profesional të punëtorëve përpara mbërritjes së tyre në Shqipëri, në mënyrë që ata të plotësojnë kërkesat e tregut vendas të punës.

Pas nënshkrimit të memorandumit, institucionet e të dy vendeve do të hartojnë planin e zbatimit të marrëveshjes, duke koordinuar procesin e përzgjedhjes, trajnimit dhe punësimit të punëtorëve vietnamezë në Shqipëri, raporton Lao Động.

Të këshilluara

ide

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI