Flash

Harta e re, që propozon PS: Nga 61 bashki të bëhen 46!

Lapsi.al 30 July 2026

Mazhoranca socialiste ka prezantuar propozimin për Reformën Administrativo-Territoriale 2.0, e cila parashikon uljen e numrit të bashkive në Shqipëri nga 61 në 46, përmes bashkimit të 28 bashkive ekzistuese në 13 njësi të reja.

Propozimi u është përcjellë kryetarëve të bashkive dhe këshillave bashkiakë nga deputetët socialistë, anëtarë të Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale.

Sipas mazhorancës, ndryshimet mbështeten në analizën e zhvillimeve të dhjetë viteve pas reformës së vitit 2014, si edhe në konsultimet e zhvilluara në territor. Në deklaratë thuhet se objektivi është krijimi i bashkive me kapacitete më të mëdha administrative, financiare dhe teknike, në funksion të përmirësimit të shërbimeve dhe përmbushjes së kërkesave që lidhen me procesin e integrimit në Bashkimin Evropian.

Reforma propozon gjithashtu krijimin e një niveli të ri organizimi vendor, “Qytetin”, duke zëvendësuar skemën aktuale “Bashki – Njësi Administrative” me modelin “Bashki – Qytet – Njësi Administrative”. Sipas projektit, qyteti do të ketë një rol më të madh në përfaqësim, planifikim dhe koordinimin e shërbimeve vendore.

Sipas projektligjit, konsolidimi do të realizohet si më poshtë:

Fushë-Arrëz me Pukën;
Klosi me Matin;
Rrogozhina me Kavajën;
Dimali dhe Poliçani me Beratin;
Patosi me Fierin;
Divjaka me Lushnjën;
Selenica me Vlorën;
Maliqi me Korçën;
Këlcyra me Përmetin;
Memaliaj me Tepelenën;
Libohova me Gjirokastrën;
Cërriku dhe Belshi me Elbasanin;
Prrenjasi me Librazhdin.

Në total, rreth 225 mijë banorë përfshihen në bashkitë që propozohet të bashkohen.

Mazhoranca argumenton se modeli i ri është hartuar duke marrë në konsideratë treguesit demografikë, ekonomikë dhe administrativë, si edhe faktorë të tillë si largësitë gjeografike, infrastruktura rrugore, prania e minoriteteve dhe veçoritë identitare të zonave. Për këtë arsye, disa bashki si Pusteci, Finiqi, Dropulli, Tropoja, Hasi, Skrapari dhe Konispoli nuk preken nga reforma, pavarësisht madhësisë së tyre.

Sipas procedurës së propozuar, bashkitë do të kenë 60 ditë kohë për të shqyrtuar projektin, për të zhvilluar konsultime me qytetarët dhe për të miratuar një qëndrim në këshillat bashkiakë. Më pas, të gjitha opinionet dhe dokumentacioni do t’i përcillen Kuvendit, i cili do të shqyrtojë projektligjin.

Komisioni i Posaçëm për Reformën Administrativo-Territoriale ishte ngritur me përfaqësim të barabartë të mazhorancës dhe opozitës. Megjithatë, puna e tij nuk përfundoi me një projekt të përbashkët, pasi opozita u tërhoq nga procesi. Mazhoranca vendosi ta vijojë hartimin e reformës dhe tashmë ka paraqitur propozimin e saj për konsultim publik dhe institucional.

Të këshilluara

ide

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI