Flash

Berisha jep një version të tijin se si Balluku shantazhon Ramën

Lapsi.al 24 August 2026

Kreu i PD Sali Berisha u shpreh se kryeministri Edi Rama, po vepron me aeroportet njësoj si me inceneratorët.

Berisha risolli në vëmendje aeroportin e Kukësit duke theksuar se është totalisht jashtë përdorimit. Gjithashtu Berisha theksoi se kryeministri Rama është i zhytur në korrupsion dhe se Balluku i bën presion dhe zbulon versionin e tij se si e shantazhon Balluku-Ramën. 

“Rreth 500 mln euro do të paguajnë taksapaguesit për shkak të babëzisë së Ramës dhe Ballukut. Shkoni pak në aeroportin e Kukësit, a ju kujtohet kur zbarkonte lubia me helikopter, erdha thoshte se duhet të bëj provë, para se të vinte aeroplani me qindra çuna nga Londra. Monstra të vërteta. Ku është sot aeroporti i Kukësit? Dikush më thotë se po shndërrohet me termocentral me panele diellor. Pra loja me aeroportet mes Ramës dhe Lubisë është lojë  e turpshme por me pasoja shumë të rënda…Zbriti atje ajo me helikopter…për faqe të zezë, nxirrjani pak që mbrohet nga 3 mandate krimi. Nxirreni pak ta shohin shqiptarët mostrën e krimit. Aeroporti i Vlorës nuk duhet të ndërtohej kurrë aty, sepse shkatërron habitatin e flamingonve dhe zogjve të tjerë të asaj zone. Ndaj dhe ne e spostuam atë. I njëjti grup na tha ne, jo i thamë nuk ndërtohet aty.

Por ajo e merr çdo javë dhe i thotë 60 % je ti në dosjet e mia dhe ky sillet si Kostandini me Dhoqinën…Nuk e lëshon Dhoqina këtë….”, u shpreh Sali Berisha. 

 

 

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI