Flash

Berisha sfidon Ramën: Dosja Balluku s’do të mbyllet

Lapsi.al 30 May 2026

Nga foltorja e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike, Sali Berisha i shpalli sfidë të hapur kryeministrit Edi Rama, ndërsa deklaroi se PD nuk do të lejojë që të mbyllet kurrë dosja Balluku. Ai tha se Rama mbron Ballukun se është dosja e vetë. 

“Shikoni rrugë e tyre të ndërtuara 13 vite më parë dhe rrugët e Rama-Ballukut si të kashtës se si shemben njëra pas tjetrës. Nuk ka ndodhur ndonjëherë, nuk është imagjinuar që SPAK të kërkojë imunitetin e një zv.kryeminsitri dhe kryeministri e mbron. Se Rama mbron krimet e tij. Dua t’i them këtu; ti mendon se i mbylle dosjet, por ne ato dosje s’do t’i mbyllim kurrë. Edi Rama, beteja jonë do të jetë ajo që nuk ke parë asnjëherë. Je kapur si plaçkitës i votës, hajdut i fondeve, ke zero legjitimitet!”, tha ai.

Berisha akuzoi qeverinë dhe faktorë të tjerë ndërkombëtarë se ndërmorën një fushatë për të dobësuar opozitën, duke përmendur humbjen e simbolikës zyrtare të partisë, kufizimet financiare dhe izolimin politik si pjesë e kësaj përpjekjeje. Sipas tij, demokratët nuk u tërhoqën përballë vështirësive, por vazhduan betejën politike në mbrojtje të pluralizmit dhe vlerave demokratike. Ai kujtoi mobilizimin e mbështetësve të PD-së në momente kyçe, duke e cilësuar atë si dëshmi të qëndrueshmërisë së forcës politike që drejton.   

Kreu i demokratëve tha se në një periudhë relativisht të shkurtër, partia arriti të rikthejë kontaktet dhe mbështetjen nga partnerët ndërkombëtarë të qendrës së djathtë. Sipas tij, organizata të rëndësishme politike europiane dhe botërore kanë miratuar rezoluta në mbështetje të kauzave të opozitës shqiptare dhe kanë ngritur shqetësime për zhvillimet politike në vend.

Berisha falënderoi përfaqësues të familjes politike europiane dhe konservatore për mbështetjen ndaj PD-së, duke përmendur edhe rolin e institucioneve europiane dhe delegacioneve që kanë ndjekur situatën politike në Shqipëri.

Në përfundim, ai tha se periudha e përplasjes politike dhe e izolimit është një kapitull që demokratët e kanë lënë pas, ndërsa vlerësoi qëndrueshmërinë e anëtarëve të partisë. “Historia e këtyre viteve tregoi se Partia Demokratike nuk u dorëzua dhe nuk pranoi të zhdukej. Ju keni dëshmuar se jeni një forcë që di të rezistojë dhe të ringrihet pas çdo sfide”, u shpreh Berisha para delegatëve të Kuvendit Kombëtar.

 

Të këshilluara

Kuvendi Kombëtar i PD nis punimet

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbërritur në Pallatin e Kongreseve, aty ku po mbahet Kuvendi Kombëtar i PD. Siç shihet e...

11:47

ide

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI