Flash

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Berisha: Vlora Hyseni ka deklaruar se bashkëjetonte me Roni Yeffet

Lapsi.al 6 October 2026

Berisha: Vlora Hyseni ka deklaruar se bashkëjetonte me Roni Yeffet

Sali Berisha ka lëshuar akuza të rënda për atë që e përshkroi si një rrjet lidhjesh që prek drejtpërdrejt kupolën e sigurisë dhe mbrojtjes së vendit, duke vendosur në qendër ish-drejtuesen e SHISH, Vlora Hyseni, biznesmenin izraelito-amerikan Roni Yeffet dhe Ergys Agasin.

Në një konferencë për mediat, kreu i PD-së pretendoi se vetë Hyseni, gjatë dëgjesës në Komisionin e Sigurisë, kishte pranuar se bashkëjetonte me Yeffet, ndërsa kishte mohuar të kishte lidhje të veçanta me Ergys Agasin.

Por Berisha shkoi shumë më tej se marrëdhëniet personale. Sipas tij, lidhjet mes këtyre personazheve janë pjesë e një skeme që ka arritur të depërtojë deri në sektorët më sensitivë të shtetit shqiptar, aty ku administrohen informacionet sekrete, siguria kombëtare dhe industria e mbrojtjes.

Berisha: Ndërkohë, unë më duhet t’u rikujtoj këtu, për të pasur qartë pushtetin e tij, se në komisionin e sigurisë, Vlora Hyseni e pyetur për lidhjet me Ergys Agasin, ka mohuar të ketë ndonjë lidhje të veçantë me të dhe ka deklaruar se bashkëjetonte me Roni Yeffet.

E kuptoni se si është i ngërthyer i quajturi shërbimi informativ kombëtar, në njërën anë Agasi, në anën tjetër Roni Yeffet.

Kur e dëgjova këtë fjalë, mendova se ishte një shpoti për Lubinë, por burime të besueshme më thanë mua se ajo ka shprehur një të vërtetë.

Shërbimi informativ ishte vënë nën një kontroll të dyfishtë, të Agasit dhe Roni Yeffet.

Kjo është një nga skemat më mafioze. Një vend anëtar i NATO-s që aplikon skemë të tillë mafioze në fushën e mbrojtjes, kryen një akt shumë të rëndë ndaj vendit të tij, por edhe ndaj aleancës.

Siç jeni në dijeni, Roni Yeffet me Miss Autoblindin blinin armë në zona lufte, në Sudan dhe në vende të tjera të Afrikës, i sillnin në Shqipëri, u vinin etiketa shqiptare në një mashtrim të madh për t’i shitur në Ukrainë, në të cilin për hir të së vërtetës, përfaqësuesit e atij vendi ua thonë haptas se ne i blemë me tendera të hapur, jo direkt siç kërkonin këta.

Është e faktuar nga regjistrimet që keni dëgjuar përpjekja e tij mafioze për të shtrirë dorën e zezë në gazin e Delvinës.

Që të gjitha këto janë porosi në bashkërendim dhe bashkëveprim me Edi Ramën.

Aktiviteti i tij është një kërcënim madhor për sigurinë kombëtare të Shqipërisë ndaj dhe e dënoj me forcën më të madhe.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI