Flash

Biseda telefonike Vuçiç-Putin, DASH rikujton deklaratën e Rubios për Serbinë

Lapsi.al 28 September 2026

Pas bisedës së presidentit në largim të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me presidentin rus, Vladimir Putin, Departamenti amerikan i Shtetit rikujtoi paralajmërimin e sekretarit amerikan të Shtetit, Marco Rubio, se Serbia është e përfshirë në “çështje potencialisht problematike dhe shpërthyese, të cilat janë me interes ndërkombëtar”.

Një ditë para se të jepte dorëheqje, Vuçiq e zhvilloi një bisedë telefonike me Putinin më 26 shtator për marrëveshjen e gazit që Serbia pret ta arrijë me Rusinë, si dhe për bashkëpunimin dypalësh. Pas bisedës, Vuçiq deklaroi se është “i sigurt” se presidenti i ardhshëm i Serbisë “do të dijë të kujdeset për interesat e Serbisë dhe të ruajë atë lloj ekuilibri dhe përgjegjësie ndaj të gjithë aktorëve të rëndësishëm të politikës ndërkombëtare”.

Në përgjigje të pyetjes së Radios Evropa e Lirë për këtë bisedë, një zëdhënës i Departamentit të Shtetit iu referua deklaratës së Rubios të 23 shtatorit. Rubio kishte thënë se, në kuadër të partneritetit strategjik që Shtetet e Bashkuara synojnë ta thellojnë me Serbinë, Uashingtoni njëkohësisht synon të adresojë çështjet potencialisht problematike që mund të shfaqen dhe që prekin drejtpërdrejt edhe interesat amerikane.

Në korrik, Shtetet e Bashkuara dhe Serbia nënshkruan një Memorandum Mirëkuptimi për infrastrukturën energjetike dhe sigurinë rajonale energjetike, në kuadër të procesit të dialogut strategjik të zhvilluar në Uashington. Takimin mes zyrtarëve amerikanë dhe serbë e hapi sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio.

Në gusht, ligjvënës republikanë dhe demokratë në Dhomën e Përfaqësuesve të Kongresit amerikan paraqitën një projektligj që kërkon masa amerikane në lidhje me Serbinë, për shkak të asaj që në dokument përshkruhet si “regres serioz” në demokraci dhe sundimin e ligjit, si dhe për shkak të bashkëpunimit të Serbisë me Rusinë, Kinën dhe Iranin.

Sipas projektligjit, Serbia ka shënuar ngecje serioze në fushën e demokracisë, gjë që, sipas dokumentit, pasqyrohet edhe në Raportin për të Drejtat e Njeriut për vitin 2024 dhe në Raportin e Parlamentit Evropian për Serbinë për vitin 2025. Në këto raporte përmenden probleme të konsiderueshme me sundimin e ligjit, pavarësinë e gjyqësorit, lirinë e medias dhe korrupsionin.

Megjithëse është vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, Serbia prej gati pesë vjetësh nuk ka hapur asnjë kapitull të ri negociues, ndër të tjera për shkak të mungesës së përparimit në sundimin e ligjit dhe si pasojë e mosharmonizimit të politikës së saj të jashtme me atë të BE-së. Dy muaj pas hapjes së kapitullit të fundit negociues, Moska e nisi pushtimi i plotë rus i Ukrainës.

Serbia nuk e harmonizoi politikën e saj të jashtme me Bashkimin Evropian dhe nuk vendosi sanksione ndaj Rusisë. Kjo ishte atëherë një nga arsyet kryesore të ngecjes së negociatave të anëtarësimit, ndërsa ndërkohë pati edhe përkeqësim në fushën e sundimit të ligjit.

Së fundmi, kongresisti amerikan Joe Wilson propozoi që takimi vjetor i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së të zhvendosej nga Serbia në Karolinën e Jugut. Ai tha se arsyeja kryesore e këtij propozimi është, sipas tij, “ndikimi i tepërt” i presidentit rus Vladimir Putin në Serbi./REL

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI