Flash

David Foster sqaron videon virale me Meghan Markle

Lapsi.al 13 August 2026

Producenti dhe kompozitori i njohur David Foster ka reaguar pas videos virale ku dukej sikur injoroi Meghan Markle gjatë një eventi bamirësie.

Foster, 76 vjeç, sqaroi për People se nuk kishte pasur asnjë përplasje me Meghan dhe se ai dhe bashkëshorti i saj, Prince Harry, janë “miq të dashur” të tij.

Sipas producentit, ai i kishte përshëndetur Harry-n dhe Meghan në hyrje të eventit, rreth 10 minuta përpara momentit që u filmua në tapetin e kuq.

Në videon që u shpërnda gjerësisht në rrjetet sociale, Harry shihet duke përshëndetur Fosterin, ndërsa Meghan zgjat dorën drejt tij. Megjithatë, Foster kalon pranë saj pa u ndalur, duke krijuar përshtypjen e një refuzimi publik.

 

“Të dy, me shumë dashamirësi dhe pa interes personal, dhanë kohën e tyre dhe u angazhuan me të gjithë”, deklaroi Foster, duke vlerësuar çiftin. “Harry dhe Meghan janë miqtë e mi të dashur”, shtoi ai.

Foster këmbënguli se nuk kishte pasur asnjë moment të sikletshëm dhe e cilësoi interpretimin e videos si një keqkuptim të shkaktuar nga “pozicionimi i thjeshtë” i personave në tapetin e kuq.

“Kushdo që e sheh mund ta kuptojë se nuk kishte asnjë moment të sikletshëm dhe sigurisht asnjë shpërfillje”, tha ai, duke e cilësuar zhurmën e krijuar si një “gënjeshtër lënduese”.

Foster dhe bashkëshortja e tij, këngëtarja Katharine McPhee, kanë një miqësi prej vitesh me Harry-n dhe Meghan. Producenti ka krijuar veçanërisht një lidhje të afërt me Harry-n, të cilin McPhee e ka përshkruar më herët si një marrëdhënie pothuajse “baba e bir”.

 

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI