Flash

David që tani në shënjestër te Atletiko: “Është mbipeshë”. Në mbrojtje të tij del… Griezmann

Tifozët e Atletiko Madrid e kanë vënë tashmë në shënjestër Jonathan David. Ish-lojtari i Juventus ende nuk ka luajtur ndeshjen e parë, por tashmë ka nga ata që e kritikojnë për gjendjen e tij fizike.

Lapsi.al 4 September 2026

Tifozët e Atletiko Madrid e kanë vënë tashmë në shënjestër Jonathan David. Ish-lojtari i Juventus ende nuk ka luajtur ndeshjen e parë, por tashmë ka nga ata që e kritikojnë për gjendjen e tij fizike.

Në rrjetet sociale, kanadezi është cilësuar si “mbipeshë”, por në mbrojtje të tij ka dalë një ish-ikonë e “Colchoneros”. Bëhet fjalë për Antoine Griezmann, i cili ndërhyri në Instagram me tone të ashpra: “Ti je ai që je mbipeshë”, shkroi francezi, duke dalë në mbrojtje të blerjes së re të teknikut Simeone.

Pra, Griezmann tregoi “kthetrat” duke mbështetur David, i cili tani thirret në çështje të ringrihet pas periudhës së vështirë në Torino, ku nuk la gjurmë.  Në fund të sezonit, Atletiko mund ta blejë përfundimisht nga Juventus, duke paguar 25 milionë euro.

 

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI