Flash

Dhuna policore/ Protestuesit paralajmërojnë përshkallëzim: Do bllokojmë institucionet

Lapsi.al 14 September 2026

Dhuna e pretenduar policore gjatë protestës së 107-të kundër qeverisë së Edi Ramës ka sjellë reagimin e protestuesve, të cilët e kanë cilësuar ndërhyrjen e efektivëve si tejkalim të kompetencave.

Protestuesit deklarojnë se pavarësisht presionit dhe forcës së përdorur nga policia, protesta do të vijojë dhe se do të vazhdojnë edhe bllokimin e institucioneve dhe të Kuvendit.

Aktivistja Luçiana Kokaj tha se protesta është shndërruar në një qëndresë të vazhdueshme qytetare dhe politike, duke theksuar se qytetarët vijojnë të dalin në shesh pavarësisht përpjekjeve për ta shuar atë.

“106 ditë përballë pushtetit që mendojnë se do të shuajnë protestën, por ne jemi ende këtu. Është qëndresë e pastër qytetare dhe politike, jo protestë e çastit. Sot protestuesit u përballën me dhunë e represion policor, si në Zvërnec. Kjo dhunë nuk mund të injorohet, duhet dënuar me forcë të lartë, jo vetëm për tejkalim kompetencash, por po përdoret për të frikësuar qytetarët”, u shpreh Kokaj.

Ajo theksoi se qëndrimi i protestuesve mbetet i pandryshuar dhe se forca e tyre, sipas saj, qëndron te bashkimi qytetar.

“Qëndrimi ynë është i qartë, forca jonë është bashkimi i qytetarëve. Jemi sërish në shesh sepse mendojmë se kjo protestë paqësore tregon si shqiptarët shohin veten”, deklaroi aktivistja.

Kokaj tha gjithashtu se ndryshimi, sipas saj, nuk mund të vijë përmes dhunës apo përshkallëzimit, por përmes refuzimit të asaj që qytetarët e konsiderojnë të papranueshme.

“Ndryshimi nuk vjen as nga hedhja, as nëpërmjet dhunës, as në përshkallëzim zemërak, por vjen nga njerëz që vendosin të mos pranojnë të papranueshmen”, tha ajo.

Në fund, aktivistja paralajmëroi se protestuesit do të vijojnë aksionet e tyre dhe bllokimin e institucioneve.

“Do të vijojmë bllokimin e institucioneve dhe Kuvendit. Nuk na përfaqësojnë. Zhvendosja e vëmendjes nga protesta do të ishte lirim për Ramën”, u shpreh Luçiana Kokaj.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI