Flash

Diaspora zbarkon më 1 gusht në Tiranë, paralajmërohet protestë masive

Lapsi.al 31 July 2026

Diaspora shqiptare ka lajmëruar se të shtunën më 1 gushtit do mbajë protestë kombëtare në bulevardin para kryeministrisë, për largimin e qeverisë Rama. Lajmin u dha në tubimin e kaluar nga një prej aktivistëve, i cili lexoi njoftimin e Diasporës.

Ai u bëri thirrje të gjithë shqiptarëve dhe emigrantët t’i bashkoheshin tubimit të shtunën. Aktivisti tha më tej se edhe socialistët po e braktisnin Edi Ramën dhe PS-në, sikurse lëvizja qytetare në Poliçan, me protestën kundër reformës territoriale.

“Diaspora ka njoftuar në datë 1 gusht, të shtunën, do mbahet në Tiranë protestë kombëtare në bulevard. I bëjë thirrje të gjithë shqiptarëve që përderisa ata nga diaspora po marrin rrugë të gjata, po marrin aviona për të ardhur këtu që të kërkojnë dorëheqjen e Ramës, nuk është arsye që ne të mungojmë”, tha aktivisti.

Protesta e cila nisi si një reagim i drejtpërdrejtë ndaj situatës së ndodhur në Zvërnec, përfundoi në kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Me pankarta në duar dhe flamuj kuqezi, protestuesit kanë bërë thirrje për ndryshim. 

Gjatë tubimeve, protestuesit ka brohoritur një zëri: “Edi Rama, o tradhtar, me Shqipërinë mos bëj Pazar”, “Rama, jep dorëheqjen”, “Pa rini nuk ka Shqipëri”, “Poshtë patronazhistët”, “Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve”, “Shqipëria kërkon revolucion”,  “O Erion, o legen, prite Ramën se po vjen” dhe "Ju erdhi fundi".

Të këshilluara

ide

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI