Flash

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Ditmir Bushati godet fort Ramën në "Il Foglio": Të bazohesh në teori konspirative do të thotë të luash me zjarrin"

ISH MINISTRI: "Shqipëria meriton më shumë sesa të mohosh realitetin, të tallesh me protestuesit, të polemizosh për numrin e tyre, të ndjekësh teori konspirative duke injoruar thelbin e çështjes – pra zemërimin popullor që ka pushtuar rrugët"

Lapsi.al 4 July 2026

"Të mohosh zemërimin popullor që ka pushtuar rrugët, ka një kosto të lartë". Ky ka qenë mesazhi që ish ministri i jashtëm i socialistëve Ditmir Bushati i ka dhënë gazetës italiane Il Foglio. Në një shkrim të gjatë nga Tirana të titulluar revolta e Falamingove gazetari Nicola Mirenzi ka qëmtuar arsyen se përse ata që kanë dalë në rrugë po kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës dhe largimin e të gjithë klasës së vjetër politike. Ai ka përshkruar historinë se për shumë vite kryeministri aktual ka qenë i preferuari i perëndimit si një politikan modern që po e afronte vendin e tij me BE-në. Por fakti se tani po kërkohet largimi i tij e ka nxehur atë.

"Edhe për këtë arsye, Edi Rama reagoi ndaj protestës me bezdi. Në fillim e injoroi, ashtu siç bënë edhe shumë media. Më pas foli për ndërhyrje të huaja. Shqiptarët, sipas tij, po përdoreshin si "mish për top" në një fushatë globale kundër Trumpit. Më pas tha se ishin viktima të një hakmarrjeje nga Irani, pasi qeveria shqiptare kishte ofruar mbrojtje për një grup politik kundër ajatollahëve. Deri sa arriti te pista greke: Greqia, sipas tij, po nxiste revoltën për t'i marrë Shqipërisë turistët.
Kur u intervistua nga Financial Times, Rama iu përgjigj protestuesve me fjalë vulgare. "Njerëzit thonë se unë jam kreu i gjithë kësaj. Unë u them: 'shkoni në djall' (fjalë për fjalë: 'shkoni q***'). Kaq e thjeshtë. Nuk më takon mua të provoj se nuk jam Kumbari; u takon atyre të provojnë se jam."

 

Pikërisht për të kundërshtuar këtë delir gazetari italian i është drejtuar ish ministrit të jashtëm Bushati, i cili sipas tij i komentoi për Il Foglio me habi këto qëndrime: "Nevojitet një reflektim serioz dhe një veprim konkret politik. Të mohosh realitetin, të tallesh me protestuesit, të polemizosh për numrin e tyre, të ndjekësh teori konspirative duke injoruar thelbin e çështjes – pra zemërimin popullor që ka pushtuar rrugët – do të thotë të luash me zjarrin. Shqipëria meriton më shumë", ka thënë Ditmir Bushati, ashstu sikurse cdo politikan normal që nuk gjendet ën thundërën e debilizimit nga pushteti.

LAPSI.AL

Poll

 

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI