Flash

Dorëheqja e Evis Salës/ Këlliçi: Në prapaskenë, miqtë izraelitë të Ramës!

Lapsi.al 2 September 2026

Dorëheqja e Evis Salës nga posti i ministres së Shëndetësisë lidhet me projektin e qeverisë për krijimin e një strukture të re që do të marrë nën kontroll një pjesë të madhe të sektorit shëndetësor dhe pas së cilës qëndrojnë interesa të njerëzve të afërt me Edi Ramën. Këtë pretendon Belind Këlliçi, sipas të cilit Sala është larguar pasi ka refuzuar të firmosë projektligjin që do t’i hapte rrugën kësaj skeme.

“Evis Sala u largua për t’i hapur rrugë dorëzimit të Shëndetësisë tek miku izraelit i Ramës!”, shkruan Këlliçi, duke e lidhur projektin me biznesmenin izraelit Sani Sanilevich, të cilin e cilëson mik të afërt të kryeministrit.

Sipas Këlliçit, struktura e re do të përqendronte kompetenca që shkojnë nga ilaçet dhe pajisjet mjekësore deri te tenderimi, magazinimi dhe shpërndarja, duke funksionuar praktikisht si një “Ministri Shëndetësie paralele”. Pikërisht kundërshtimi ndaj këtij projekti, pretendon ai, është arsyeja që qëndron pas largimit të papritur të Salës nga qeveria.

Statusi i plotë i Belind Këlliçit

Evis Sala u largua për t'i hapur rrugë dorëzimit të Shëndetësisë tek miku izraelit i Ramës!
Siç e kemi paralajmëruar, projekti i Edi Ramës për krijimin e një agjensie që do marrë shendetësinë në dorë, i dha efektet e para. Largimi i Ministres Sala ka lidhje pikërisht me këtë aferë!

Shoqëria që do të ketë monopolin e shëndetësisë shqiptare, fsheh interesa okulte të Edi Ramës dhe miqve të tij.

Projektligji që është aktualisht draft, pritet të kalojë me fillimin e sesionit parlamentar, dhe i hap rrugën një biznesi të madh me ilaçet, pajisjet shëndetësore e çdo operacioni logjistik e strategjik nga tenderimi, magazinimi e shpërndarja.

Praktikisht bëhet fjalë për krijimin e një Ministrie Shëndetësie paralele, por me pushtet absolut që sipas gjithë gjasave do të kontrollohet nga miku i ngushtë i Edi Ramës, izraeliti Sani Sanilevich, që është dhe konsull nderi i Shqipërisë, me firmë të vetë Ramës.
Për miqësinë dhe shërbimet ndaj Edi Ramës, ky biznesmen tanimë është shpërblyer. Ai është themelues dhe aksioner i Jet Bank, banka e parë dixhitale në vend, e liçensuar me shpejtësi skëterrë e pa transparencë.

Po ky emër fshihet edhe pas një kompanie të regjistruar në Durana, parajsën fiskale të Edi Ramës në Shqipëri!

Mirëpo, Sanilevich dhe ortakë të tij në biznes, kanë interesa të gjëra që po i vënë në jetë në Shqipëri. Përveç resorteve, fokusi tani është në shëndetësi. Dhe jo vetëm ngritja e një spitali privat, por marrja nën kontroll e gjithë sektorit, me shoqërinë që kërkon të ngrejë Edi Rama.

Edhe më herët, Kryeministri është shprehur se me ekspertizë izraelite Shqipëria do bëhet një qendër e madhe dhe e avancuar shëndetësore në rajon. Por ai ka mbajtur të fshehta këto interesa biznesi dhe këtë projekt për krijimin e këtij monopoli absolut në fushën e medikamenteve, pajisjeve, tenderimeve e çdo operacioni që ka të bëjë me shërbimin shëndetësor.

Raportimet në media se Ministrja e Shëndetësisë Sala, ka refuzuar firmosjen e këtij projektligji, e për pasojë ka dhënë dorëheqjen, janë në dritën e këtyre zhvillimeve.
Në fakt është veprim i zgjuar nga ana e saj. Sepse ky është një skandal dhe më i madh se konçesionet e sterilizimit apo check-up, dhe fati i saj mund të jetë më i rëndë se i Ilir Beqës.
SPAK është në kohë për t’u zgjuar, e për të parandaluar një krim të rëndë financiar me jetën dhe shëndetin e qytetarëve.

Të këshilluara

ide

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI