Flash

"Dorëheqje"/ Protestuesit lënë mesazh gjigant para Kryeministrisë

Lapsi.al 29 July 2026

Pas përfundimit të fjalimeve para Kryeministrisë, protestuesit kanë lënë një mbishkrim gjigant në Bulevard, pikërisht përballë zyrës së kryeministrit Edi Rama. Ata shkruan fjalën "RESIGN!", duke përsëritur kërkesën që ka shoqëruar protestën që prej ditës së parë: dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Sipas organizatorëve, mesazhi simbolizon vendosmërinë e qytetarëve për të vijuar protestën deri në realizimin e kërkesave të tyre. Ata kanë theksuar se dorëheqja e kryeministrit mbetet një kërkesë e panegociueshme. Gjatë tubimeve, qytetarët kanë ngritur shqetësime për korrupsionin, keqqeverisjen, koston e jetesës dhe mungesën e transparencës, ndërsa kërkojnë edhe krijimin e një qeverie teknike që, sipas tyre, do të garantojë zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Pas vendosjes së mbishkrimit, protestuesit vijuan marshimin në rrugët e kryeqytetit, nën thirrjet "Rama, jep dorëheqjen", "Shqipëria kërkon revolucion", "Pa rini nuk ka Shqipëri" dhe "Ju erdhi fundi". Organizatorët kanë bërë të qartë se mobilizimi do të vazhdojë edhe në ditët në vijim.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI