Flash

Dy tornado godasin Siçilinë/ Dhjetëra të plagosur, dëmtohet edhe një shkollë me 273 nxënës

Lapsi.al 10 October 2026

Dy tornado godasin Siçilinë/ Dhjetëra të plagosur,

Dy tornado të fuqishme kanë goditur Marsalën, në Siçilinë perëndimore, duke lënë dhjetëra të plagosur dhe dëme të mëdha materiale. Erërat përmbysën automjete, dëmtuan banesa dhe goditën edhe një shkollë ku ndodheshin 273 nxënës. Gjashtë fëmijë pësuan lëndime të lehta, ndërsa të gjithë u evakuuan në mënyrë të sigurt. Të paktën 11 persona u dërguan në spital. Mes tyre është edhe një 70-vjeçar, i cili ndodhet në gjendje të rëndë me disa fraktura.

Pamjet nga zona tregojnë makina të përmbysura, fasada të dëmtuara dhe xhama të thyer. Në shkollë, forca e erës shkatërroi dritare dhe përmbysi tavolina e karrige. Videot e publikuara tregojnë dy vorbulla që formohen mbi det dhe lëvizin drejt bregdetit, përpara se të godasin qytetin.

Të këshilluara

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI