Flash

Masakër në SHBA/ Nëntë të vdekur në një banesë në Pensilvani

Lapsi.al 10 October 2026

Masakër në SHBA/ Nëntë të vdekur në një

Nëntë persona kanë humbur jetën nga të shtënat me armë zjarri në Erie të Pensilvanisë, në një ngjarje që autoritetet dyshojnë se është një vrasje e shumëfishtë e pasuar nga vetëvrasja e autorit. Mes viktimave raportohet se janë një grua shtatzënë dhe disa fëmijë. Ngjarja ndodhi pasditen e së premtes, në një banesë në Perry Street.

Policia u njoftua rreth orës 17:00 për të shtëna brenda shtëpisë. Sipas të dhënave paraprake, i dyshuari hapi zjarr ndaj personave që ndodheshin në banesë, duke vrarë disa prej tyre, përfshirë edhe dy fëmijë. Dy gra të tjera u gjetën të pajeta në rrugë, me plagë nga armë zjarri.

Pas sulmit, autori i dyshuar u mbyll brenda banesës. Njësitë SWAT ndërhynë dhe gjatë operacionit pati shkëmbim zjarri. Sipas raportimeve të para, i dyshuari më pas dyshohet se vrau veten. Bilanci paraprak është nëntë viktima, përfshirë edhe autorin e dyshuar, ndërsa hetimet vijojnë për të zbardhur motivin dhe dinamikën e plotë të ngjarjes.

Të këshilluara

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI