Flash

Dyshimet mbi vdekjen e 25-vjeçares në Tiranë, AMP heton komisariatin nr.2 për Xhuana Nikollajn

Lapsi.al 28 May 2026
 

Dy muaj e gjysmë pas ngjarjes së rëndë, ku në një banesë në Tiranë 25-vjeçarja Xhuana Nikollaj u vetëflijua, në ngjarjen e mbuluar plot mister po dalin në dritë informacione të reja. A2 CNN mëson nga burime kofidenciale se AMP (Agjencia e Mbikëqyrjes Policore) prej dy javësh ka nisur hetimet për komisariatin nr.2 të Policisë në Tiranë lidhur me veprimet hetimore që ata kanë kryer për zbardhjen e plotë të ngjarjes, ku dyshimet e para janë së komisariati nr.2 ka neglizhuar zbardhjen e saj.

Përveç ish-bashkëshortit të Xhuanës, Eraldo Fizi, i shpallur në kërkim për veprën penale shkaktim të vetëvrasjes, dyshimet janë se ka edhe persona të tjerë që dinë më shumë apo kanë pasur rol në atë që ndodhi. A2 CNN mëson nga të afërm të Xhuanës se telefoni i saj ende nuk është hapur dhe këqyrur plotësisht, ndërsa telefoni i shoqes së saj, me të cilën ndante dhomën, nuk është sekuestruar. Shoqja ka dhënë vetëm një deklaratë në spital dhe më pas nuk është rimarrë më në pyetje nga policia apo prokuroria.

Sipas informacioneve nga të afërm të Xhuanës, shoqja insistonte vazhdimisht që ajo të takonte Eraldon. Ajo e telefononte Xhuanën sa herë kjo e fundit ishte tek motrat, duke i kërkuar të takohej me të. Motrat kanë qenë në dijeni se Eraldo kërkonte vazhdimisht ta takonte Xhuanën.

Pas ngjarjes së rëndë, policia ushtroi kontroll në banesë, por deklaroi se nuk gjeti fostoksinë. Dy ditë më pas, familjarët, kur shkuan të merrnin rrobat e Xhuanës, gjetën fostoksinën pranë sendeve të saj dhe lajmëruan policinë, e cila u rikthye sërish në banesë. Pyetja që kërkon përgjigje është, si nuk u pa fostoksina gjatë kontrollit të parë? A ishte aty dhe policia nuk e konstatoi? Pikërisht për këto dyshime që duhet të zbardhte policia, AMP ka nisur hetim ndaj oficerëve të komisariatit nr.2 që janë marrë me zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e të gjithë personave të përfshirë.

Autopsia ka treguar se Xhuana kishte shenja dhune në trup, të dukshme edhe në fotot që disponon familja. Sipas informacioneve, natën e ngjarjes Eraldo Fizi, pasi e mori Xhuanën, e çoi në Shëngjin, ku dyshohet se e dhunoi në makinë, dyshohet se në dijeni ka qenë edhe shoqja. Më pas janë kthyer sërish në Tiranë.

Madje, makina e Eraldo Fizit, natën e krimit, rreth orës 03:00, është gjobitur për tejkalim shpejtësie nga policia pranë ish-sheshit “Shqiponja”. Pas kësaj, ai e ka çuar Xhuanën në banesën ku ajo jetonte me qira me shoqen e saj dhe të nesërmen kreu aktin ekstrem të vetëflijimit. Eraldo Fizi vijon të jetë ende në arrati dhe kanë dështuar disa tentativa të policisë për ta arrestuar.

 
 

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI