Flash

Ed Sheeran përlotet dhe thyen heshtjen pas skandalit me Macklemore

Lapsi.al 20 September 2026

Ed Sheeran nuk i mbajti dot lotët gjatë rikthimit në skenë, teksa iu drejtua publikut për herë të parë pas gjithë polemikave që përfshinë turneun e tij dhe reperin Macklemore.

Gjatë koncertit në Lincoln Financial Field në Filadelfia, të shtunën mbrëma, këngëtari britanik u shfaq i emocionuar teksa foli për ngjarjet e javës së fundit.

“Zakonisht nuk do ta nisja kështu një koncert, por para se të këndoj disa këngë sonte, shpresoj të mos ketë problem nëse them disa fjalë për këtë javë të fundit”, u tha Sheeran fansave.

Ai tha se është mësuar që muzika e tij të kritikohet dhe se e pranon këtë si pjesë normale të karrierës.

“Por këtë javë, kritikat kishin të bënin me diçka shumë më të rëndësishme”, tha ai.

Më pas, 35-vjeçari u emocionua dhe pranoi:

“Po bëj gabime dhe më vjen shumë, shumë keq.”

Sheeran tha se nuk ka dashur kurrë të jetë “një muzikant aktivist”, por se është gjendur në qendër të një debati të fortë mbi lirinë e shprehjes dhe konfliktin Izrael-Palestinë.

“Koncertet e mia kanë qenë gjithmonë një hapësirë e sigurt për të gjithë dhe kjo ka shumë rëndësi për mua”, u shpreh ai.

Fjalimi erdhi pas një jave të trazuar për turneun e tij, pasi Macklemore u hoq nga koncertet e mbetura si pjesë e turneut pas deklaratave të tij në mbështetje të Palestinës gjatë një performance në New Jersey.

Pas largimit të Macklemore, edhe artistë të tjerë që do të hapnin koncertet e Sheeran, mes tyre Finneas, Lukas Graham, Aaron Rowe dhe Beoga, njoftuan se do të tërhiqeshin nga turneu në shenjë solidariteti. 

Sheeran ka thënë më herët se vendimi për largimin e Macklemore nuk ishte i tij, por i promotorit të turneut, pas presionit nga disa ambiente ku ishin planifikuar koncertet. 

Gjatë koncertit në Filadelfia, Sheeran foli gjithashtu drejtpërdrejt për situatën në Gaza.

Ai e cilësoi sulmin e 7 tetorit në Izrael si “të tmerrshëm”, ndërsa tha se ajo që po ndodh në Gaza është “katastrofike dhe e pajustifikueshme”. Ai përmendi gjithashtu situatën në Bregun Perëndimor.

Sheeran tha se ka shmangur gjatë gjithë karrierës së tij rolin e komentatorit politik, pasi dëshiron që muzika e tij të jetë “për bashkimin, jo për ndarjen” dhe “për njerëzimin, jo për politikën”.

“Por kjo është një çështje humanitare dhe nuk mund ta fsheh më mënyrën se si ndihem për të”, tha këngëtari.

Ai shtoi se është ende duke “dëgjuar dhe mësuar”, duke pranuar se nuk di mjaftueshëm për të gjitha aspektet e konfliktit.

Të këshilluara

ide

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI