
Komisioni Europian ka ndarë qëndrim kritik lidhur me dy emërime të bëra në Kuvendin e Shqipërisë për institucionet e pavarura.
Sipas progres-raportit të publikuar këtë të mërkurë, Avokati i Popullit, Endrit Shabani, si edhe Komisionerja për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Genta Tafa Bungo, u zgjodhën vetëm me votat e Partisë Socialiste.
KE i cilëson si emërime politike dhe shprehet se kjo mënyrë ka thyer traditën e konsolidimit të konsensusit ndërpartiak.
“Parlamenti bëri emërime në institucionet e pavarura, por politizimi i këtyre emërimeve mbetet një çështje serioze. Avokati i Popullit u zgjodh vetëm me votat e shumicës qeverisëse, duke thyer një traditë të konsoliduar të konsensusit ndërpartiak. I njëjti proces u ndoq edhe për emërimin e një Komisioneri të ri për Mbrojtjen nga Diskriminimi”,-shkruhet në raport.