Flash

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Emërohet Drejtori i ri i Gardës së Republikës (EMRI)

Lapsi.al 23 June 2026

Simon Zereci është emëruar Drejtor i Përgjithshëm i Gardës së Republikës së Shqipërisë.

“Në zbatim të nenit 17 të ligjit 33/2021 “Për Gardën e Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, Z. Simon Zereci është emëruar Drejtor i Përgjithshëm i Gardës së Republikës dhe mban gradën Drejtues Madhor.”, thuhet në njoftim.

Zereci është lindur në Tiranë dhe ka përfunduar shkollën e mesme ushtarake “Skënderbej”, ndërsa më pas ka ndjekur studimet e larta në Shkollën e Lartë të Bashkuar të Oficerëve, në specialitetin “Gjithëarmësh”.

Karrierën ushtarake e ka nisur në vitin 1986 në strukturat e Ministrisë së Mbrojtjes, ku ka shërbyer fillimisht si Komandant Toge në Repartin Ushtarak Zadrimë dhe më pas në funksione të tjera si Shef Stërvitjeje.

Në vitin 1988 ai iu bashkua Gardës së Republikës, duke mbajtur detyra të ndryshme operative dhe drejtuese, përfshirë Komandant Toge, Zëvendëskomandant i Kompanisë Operative, si dhe funksione në strukturat e sigurisë së personaliteteve të larta shtetërore.

Gjatë shërbimit të tij, ai ka qenë gjithashtu përgjegjës dhe pjesëmarrës në grupe të shoqërimit dhe mbrojtjes së personaliteteve shtetërore, si dhe Komandant Grupi në Njësinë Speciale. Që nga viti 2013 e në vijim, Zereci ka mbajtur detyrën e Komandantit të Njësisë Speciale të Gardës së Republikës.

Në shtator të vitit 1998, gjatë ushtrimit të detyrës si Zëvendëskomandant i Kompanisë Operative, ai është plagosur në krye të detyrës.

Gjatë karrierës së tij, Zereci ka ndjekur një sërë trajnimesh dhe kualifikimesh brenda dhe jashtë vendit, përfshirë kurse për mbrojtjen e personaliteteve VIP në Egjipt, trajnime me instruktorë amerikanë për sigurinë e personaliteteve të larta shtetërore, programe ndërkombëtare sigurie, si dhe trajnime në teknikat e avancuara të vetëmbrojtjes “Krav Maga Maor”. 

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI