Flash

EMRI/ Ky është autori i atentatit të dështuar në Elbasan

Lapsi.al 15 August 2026

Një 52-vjeçar është arrestuar nga Policia e Elbasanit, pasi dyshohet se tentoi të vriste me armë zjarri një 50-vjeçar në ambientet e jashtme të një lokali.

Policia njofton se operacioni i koduar ‘Reagimi’ çoi në pranga të dyshuarin Poli Boriçi, 52 vjeç.

Ngjarja u raportua rreth orës 13:00 në lagjen ‘28 Nëntori’ në Elbasan. Sipas policisë, 52-vjeçari dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri ndaj shtetasit me inicialet Ermir Këndezi, (Bitoci)., 50 vjeç, me qëllim vrasjen e tij.

Në kuadër të operacionit ‘Reagimi’, efektivët arritën të lokalizojnë dhe arrestojnë Poli Boriçin.

Elbasan/ Finalizohet operacioni policor i koduar ‘Reagimi’

Tentoi të vriste me armë zjarri një shtetas, reagimi në kohë dhe me profesionalizëm i shërbimeve të Policisë çon në pranga autorin e dyshuar.

Sekuestrohet arma e zjarrit pistoletë me të cilën autori tentoi të vriste 50-vjeçarin.

Pas marrjes së njoftimit, rreth orës 13:00, se në ambientet e jashtme të një lokali, në lagjen ‘28 Nëntori’, Elbasan, një shtetas kishte tentuar të vriste me armë zjarri shtetasin E. K., 50 vjeç, shërbimet e Policisë organizuan punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Falë reagimit të menjëhershëm të Policisë dhe veprimeve profesionale të kryera në kuadër të operacionit ‘Reagimi’, u bë i mundur identifikimi dhe kapja e autorit të dyshuar, shtetasit P. B., 52 vjeç.

Njëkohësisht, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, armën e zjarrit pistoletë me të cilën autori tentoi të vriste 50-vjeçarin.

Nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë veprimet hetimore dhe procedurale për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI