Flash

Erdogan: Veprimet e Izraelit kërcënojnë sigurinë tonë kombëtare

Lapsi.al 13 June 2026

Retorika mes Turqisë dhe Izraelit është ashpërsuar ndjeshëm ditët e fundit, me presidentin turk Recep Tayyip Erdogan që akuzon Izraelin se operacionet e tij në Siri dhe Liban përbëjnë një kërcënim të drejtpërdrejtë për sigurinë kombëtare të Turqisë.

 
Gjatë një fjalimi në Parlamentin turk, Erdogan deklaroi se veprimet ushtarake të Izraelit në rajon, si edhe lëvizjet e tij në Mesdheun Lindor, ndikojnë drejtpërdrejt në interesat strategjike të Ankarasë. Ai paralajmëroi se Turqia do të reagojë “qartë dhe fuqishëm” nëse cenohen të drejtat e turqve dhe qipriotëve turq.

 
  
Deklaratat e tij u pasuan nga një reagim i ashpër i kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, i cili e cilësoi Erdoganin si një “diktator antisemit” dhe tha se ai nuk mund t’i japë mësime morale Izraelit.

 
   
Në mes të shkëmbimit të akuzave u pozicionua edhe presidenti amerikan Donald Trump, i cili minimizoi mundësinë e një përballjeje mes dy vendeve. Duke folur në Shtëpinë e Bardhë, Trump e quajti Erdoganin “një mik shumë të mirë” dhe u shpreh se nuk pret që të ketë një konflikt mes Turqisë dhe Izraelit.

 
 
 Analistët vlerësojnë se një nga pikat kryesore të përplasjes mbetet Siria, ku Turqia synon të ruajë ndikimin e saj në zhvillimet politike pas ndryshimeve të fundit në vend. Gjithashtu, Mesdheu Lindor shihet si një tjetër zonë e ndjeshme rivaliteti, sidomos pas forcimit të bashkëpunimit mes Izraelit, Greqisë dhe Qipros në fushën politike dhe të mbrojtjes.

 
 
Megjithëse ekspertët nuk parashikojnë një konflikt të drejtpërdrejtë ushtarak mes Ankarasë dhe Tel Avivit, ata paralajmërojnë se tensionet diplomatike dhe konkurrenca strategjike në rajon po rriten vazhdimisht, duke e bërë situatën gjithnjë e më të ndërlikuar.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI