Flash

Fëmijët e lindur sot pritet të arrijnë vetëm 63% të potencialit të tyre ekonomik

Lapsi.al 22 June 2026

Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillimin e kapitalit njerëzor, ndërsa Agjenda Kombëtare për të Drejtat e Fëmijëve 2027–2030 evidenton se fëmijët e lindur sot në vend pritet të arrijnë vetëm 63% të potencialit të tyre produktiv në moshë madhore. Kjo do të thotë se një fëmijë që lind sot në Shqipëri nuk po merr ende të gjitha kushtet që do t’i duheshin për të zhvilluar plotësisht aftësitë e tij dhe për të qenë sa më produktiv kur të rritet.

Dokumenti, i publikuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, e vendos këtë tregues nën mesataren rajonale prej 69%, duke e lidhur situatën me nevojën për investime më të forta në zhvillimin e hershëm të fëmijëve, arsimin cilësor, mbrojtjen sociale dhe mirëqenien. Sipas dokumentit, sfidat shoqërohen edhe me zhvillimet demografike të viteve të fundit. Të dhënat e Censusit 2023 tregojnë rënie të përshpejtuar të popullsisë, nivele të larta emigracioni dhe zgjerim të pabarazive territoriale, faktorë që sipas agjendës ndikojnë drejtpërdrejt në aksesin e fëmijëve në shërbime dhe në zhvillimin afatgjatë të vendit.

Agjenda vëren se Shqipëria ka avancuar në forcimin e kuadrit ligjor dhe institucional për të drejtat e fëmijëve, por mbeten sfida të konsiderueshme në garantimin e aksesit të barabartë në shërbime cilësore, forcimin e mekanizmave të mbrojtjes dhe reduktimin e pabarazive sociale dhe territoriale. Dokumenti nënvizon gjithashtu se Raportet e Progresit të Bashkimit Evropian dhe rekomandimet e Komitetit të OKB-së për të Drejtat e Fëmijës vazhdojnë të evidentojnë nevojën për përmirësime në arsim, mbrojtje sociale dhe koordinim institucional.

Në sektorin e arsimit, agjenda referon se Shqipëria vazhdon të përballet me rezultate të ulëta në të nxënë, kompetenca digjitale nën mesataren e Bashkimit Evropian, mungesë mësuesish në zonat e largëta dhe pabarazi në aksesin ndaj shërbimeve cilësore.

Agjenda Kombëtare për të Drejtat e Fëmijëve 2027–2030 e hedhur për konsultim e konsideron zhvillimin e kapitalit njerëzor si një nga elementët kyç për mirëqenien e brezave të ardhshëm dhe për procesin e integrimit evropian të Shqipërisë./ Monitor

Të këshilluara

Zbulohet raporti "konfidencial"/ Kush i nxiti protestat në Shqipëri

Një raport i shpërndarë nga qeveria shqiptare dhe i përpiluar nga kompania amerikane Blackbird AI - i cili hartëzon narrativat kundër projektit të Jared Kushner në Zvërnec dhe amplifikimin e tyre në rrjetet sociale, arrin në përfundimin se pakënaqësitë që ushqejnë protestën popullore kundër establishmentit janë të sinqerta.

18:28

ide

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI