Flash

Francezët zgjerojnë epërsinë në Airbnb-të shqiptare, gjermanët të dytët por pesha e tyre në rënie

Lapsi.al 6 August 2026

Francezët po forcojnë pozicionin si tregu kryesor i huaj për qiratë ditore në Shqipëri, ndërsa vizitorët nga Shtetet e Bashkuara po i afrohen Gjermanisë në renditjen e netëve të qëndrimit.

Të dhënat e AirDNA për periudhën 12-mujore të mbyllur në qershor 2026 tregojnë se 17.7% e netëve në strukturat shqiptare të listuara në platformat e qirave afatshkurtra u rezervuan nga vizitorë francezë. Një vit më parë, pesha e tyre ishte 15%.

Franca jo vetëm ruajti vendin e parë, por regjistroi edhe rritjen më të fortë mes tregjeve kryesore, me një zgjerim prej 2.7 pikësh përqindjeje brenda një viti.

Gjermania mbeti tregu i dytë, por pesha e saj zbriti në 13.39%, nga 13.7% në periudhën e mëparshme. Menjëherë pas saj renditen Shtetet e Bashkuara, që siguruan 12.99% të netëve të qëndrimit, nga 11.7% një vit më parë.

Diferenca mes Gjermanisë dhe SHBA-së është ngushtuar në vetëm 0.4 pikë përqindjeje, duke reflektuar rritjen e pranisë së vizitorëve amerikanë në tregun shqiptar të akomodimit afatshkurtër.

Mbretëria e Bashkuar renditet e katërta me 11.4% të netëve, por pesha e saj ra nga 12.62%. Në rënie ishin edhe Holanda dhe Italia. Vizitorët holandezë përfaqësuan 4.15% të qëndrimeve, nga 5.17%, ndërsa italianët zbritën në 3.75%, nga 4.93%.

Kanadaja vijoi të fitojë terren, duke arritur në 3.43% të netëve të qëndrimit, nga 2.94% një vit më parë.

Vizitorët vendas përfaqësuan vetëm 2.91% të totalit, nga 3.05% në periudhën e mëparshme. 

Kjo do të thotë se rreth 97.1% e netëve të regjistruara në Airbnb dhe platformat e ngjashme në Shqipëri erdhën nga klientë të huaj. Tregjet e tjera, jashtë vendeve të identifikuara veçmas nga AirDNA, përbënë së bashku 30.28% të qëndrimeve./Monitor

Të këshilluara

FOTOLAJM/ “Populli në rrugë, pushteti në jaht”, ironia e protestuesve kundër Ramës

“Populli në rrugë, pushteti në jaht” është një nga pankartat që ka tërhequr vëmendjen gjatë protestës së 67-të kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama. Përmes kësaj pankarte, qytetarët kanë ironizuar pamjet e publikuara të kryeministrit Rama duke lundruar me skaf në Dhërmi, ndërsa protestuesit vijojnë tubimet e tyre në Tiranë. Protestuesit kanë përdorur këtë mesazh […]

19:54

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI