Flash

FSHF tërheq mbështetjen për Infantinon, UEFA i qëndron bojkotit të Kupës së Botës

Lapsi.al 6 August 2026

Federata Shqiptare e Futbollit ka njoftuar sot UEFA-n përmes letrës së presidentit Armand Duka, që tërheq mbështetjen për rizgjedhjen e Xhani Infantinos në krye të FIFA-s.

"Më 20 maj 2026, Federata Shqiptare e Futbollit dorëzoi letrën e saj të mbështetjes për kandidaturën e z. Gianni Infantino për një mandat të ri katërvjeçar si President i FIFA-s.

Pas konsultimeve të mëtejshme të brendshme dhe një shqyrtimi të kujdesshëm, dëshirojmë t’iu informojmë zyrtarisht se Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur të tërheqë mbështetjen e saj për kandidaturën e z. Infantino.

Prandaj, ju lutemi ta pranoni këtë letër si njoftimin zyrtar se Federata Shqiptare e Futbollit revokon mbështetjen e saj të mëparshme për zgjedhjet e ardhshme presidenciale të FIFA-s" - thuhet në letrën e publikuar nga FSHF dhe që mban firmën e Presidentit Duka.

“Sky Sport” ndërkohë ka publikuar një deklaratë të UEFA-s ku tregon se bojkotit për kompeticionet e FIFA-s, siç është Botërori, akoma qëndron. Pavarësisht se FIFA u tërhoq nga plani për të shitur kompeticionet, qëndrimi i Infantinos në krye bën që Shqipëria dhe 54 federatat e tjera të UEFA-s të jenë drejt vendimit për tërheqjen nga kompeticionet e FIFA-s. Botërori 2030 është kompeticioni më i përfolur, edhe pse qëndron 4 vite larg.

“Shoqatat anëtare të UEFA-s e bënë shumë të qartë se cilat ishin kushtet për të mos marrë pjesë në garat e FIFA-s.

Së pari, propozimet për shitjen e kompeticioneve kryesore duhej të tërhiqeshin, dhe së dyti, duhej të jepej garancia se përpjekje të tilla për ta deformuar futbollin në këtë mënyrë nuk do të bëheshin më kurrë.

Këto kushte nuk janë përmbushur. Për më tepër, UEFA e bëri plotësisht të qartë në deklaratën e saj të së shtunës se ka humbur besimin te presidenca e Xhani Infantinos. Ky qëndrim mbetet i pandryshuar.

Njoftimi i djeshëm, sipas të cilit disa persona të punësuar nga presidenti i FIFA-s (karriera e të cilëve varet nga mbështetja e tij) janë dakord me të, nuk ndryshon asgjë”, shprehet UEFA. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI