Flash

Andi Bushati: Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

Gaz lotsjellës te ministria e Brendshme, i vihet flaka ministrisë së Financave

Lapsi.al 15 October 2026

Gaz lotsjellës te ministria e Brendshme, i vihet flaka ministrisë

Përplasje të ashpra mes protestuesve dhe forcave të rendit po përhapen me shpejtësi në akse të tjera kryesore të kryeqytetit.

Incidente të forta janë regjistruar pranë Bulevardit “Gjergj Fishta”, ku policia po ndërhyn me ujë me presion dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën që tentoi të hyjë në Ministrinë e Brendshme.

Për t’i bërë ballë avancimit të forcave policore, protestuesit kanë ngritur barrikada të improvizuara në mes të rrugës.

Situata ka shënuar më pas një tjetër përshkallëzim të rëndë te godina e Ministrisë së Financave, ku protestuesit i kanë vendosur zjarrin hyrjes kryesore të këtij institucioni.

Flakët dhe tymi po përhapen te porta e godinës, ndërsa forcat e sigurisë po tentojnë të marrin kontrollin e zonës.

Përplasjet mes protestuesve dhe policisë vijojnë edhe në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Policia ka përdorur sërish gaz lotsjellës, ndërsa autoboti i policisë ka lëvizur në drejtim të turmës, duke hedhur ujë me presion ndaj demonstruesve.

Gazi lotsjellës është hedhur në mënyrë masive në drejtim të protestuesve, ndërsa raportohet se një pjesë e tij është kthyer pas nga demonstruesit.

Pavarësisht ndërhyrjes së policisë, të rinjtë dhe studentët vijojnë të qëndrojnë në protestë, duke shprehur revoltën e tyre dhe duke refuzuar të tërhiqen nga Bulevardi.

Protesta nuk është ndalur dhe është shtrirë në zona të ndryshme të Tiranës, ndërsa situata vijon të mbetet e tensionuar.

Protesta kundër qeverisë vijon mes tensioneve të larta në Tiranë. Të rinjtë dhe studentët kanë zmbrapsur autobotin e ujit dhe kanë vendosur barrikada në rrugë, ndërsa protestuesit kanë hedhur sende në drejtim të Ministrisë së Brendshme.

“Ky pushtet ka mbaruar sonte”, është shprehur një prej protestuesve, duke shprehur revoltën ndaj qeverisë.

Ndërkohë, policia ka përdorur sërish autobotin, i cili ka lëvizur në drejtim të turmës duke hedhur ujë me presion. Në drejtim të protestuesve është hedhur gjithashtu gaz lotsjellës në mënyrë masive.

Pavarësisht ndërhyrjes së forcave të rendit, të rinjtë vijojnë të qëndrojnë në rrugë, ndërsa protesta po shtrihet në zona të ndryshme të kryeqytetit.

Situata mbetet e tensionuar, me përplasje të përsëritura mes protestuesve dhe policisë. Demonstruesit vijojnë të shprehin pakënaqësinë ndaj qeverisë dhe të kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Andi Bushati: Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI