Flash

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Grabitje me armë zjarri në Elbasan, policia identifikon dhe shpall në kërkim tre autorët

Lapsi.al 14 October 2026

Grabitje me armë zjarri në Elbasan, policia identifikon dhe shpall

Policia ka zbardhur vjedhjen me armë të ndodhur në orët e para të mëngjesit të 12 tetorit në lagjen “5 Maji” në Elbasan. Tre persona janë identifikuar, mes tyre nje vajze dhe jane shpallur në kërkim. Pronari i automjetit të braktisur prej tyre është vënë nën hetim.

Policia ka kontrolluar automjetin që dyshohet se është përdorur nga autorët dhe më pas është braktisur. Gjatë kontrollit, në automjet janë gjetur veshje të ngjashme me uniformat e Policisë, një thikë dhe një fenelinë.

Njoftimi:

Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit dhe Pasurisë të DVP Elbasan, në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë, si rezultat i punës hetimore, identifikuan dhe shpallën në kërkim shtetasit M. M., 46 vjeç, banues në Lezhë, S. A., 27 vjeç, banues në Elbasan dhe N. A., 21 vjeçe, banuese në Greqi.

Këta shtetas dyshohet se, gjatë orëve të para të mëngjesit të datës 12.10.2026, nën kërcënimin e armës, kanë vjedhur një shumë parash dhe celularë në një banesë, në lagjen “5 Maji”, në Elbasan.

Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. N., 30 vjeç, banues në Tiranë, i afërm i 46-vjeçarit dhe pronar i automjetit që braktisën autorët. Gjatë kontrollit në këtë automjet u gjetën veshje të ngjashme me uniformat e Policisë, një mjet prerës (thikë) dhe një fenelinë.

Vijojnë kërkimet për kapjen e 3 shtetasve të shpallur në kërkim, si dhe hetimet për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të të gjithë shtetasve të përfshirë në këtë rast kriminal dhe për dokumentimin e plotë të rrethanave të tij. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI