Flash

Humbi jetën në fushën e futbollit, tragjedia e të riut shqiptar sjell masa drastike në Greqi

Lapsi.al 10 October 2026

Humbi jetën në fushën e futbollit, tragjedia e të riut

Vdekja tragjike e 16-vjeçarit shqiptar Asllan Gjana në një fushë futbolli në Thasos ka sjellë masa të menjëhershme në Greqi. Bashkia e Kavalës ka vendosur mbylljen pa afat të fushave të futbollit nën administrimin e saj, deri në përfundimin e kontrolleve të sigurisë. I riu, i njohur si “Ani”, humbi jetën gjatë një ndeshjeje futbolli. Teksa ndiqte topin jashtë vijave të fushës, ai u përplas me pjesën e pasme të kokës në një mur pranë tribunave. Goditja rezultoi fatale.

Pas ngjarjes, autoritetet pezulluan lejet për ndeshje dhe stërvitje, përfshirë aktivitetet sportive të fëmijëve. Inspektimet do të përqendrohen te përmasat e fushave dhe distancat mes vijave të lojës dhe mureve apo pengesave të tjera të rrezikshme. Fushat do të rihapen vetëm pas përfundimit të verifikimeve dhe ndërhyrjeve të nevojshme. 

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI