Flash

Hunda e shtrembër, Rama: Nuk e kam nga droga, por dhuratë nga ata që u përpoqën të më fshirë nga faqja e dheut

Lapsi.al 24 August 2026

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj komenteve në rrjet, ku një devijim i hundës është satirizuar si efekt i përdorimit të lëndëve narkotike.

Gjatë një videoje pas mbledhjes së zhvilluar në Pogradec, Rama sqaroi se ajo shenjë ka mbetur si kujtim i sulmit me të cilin është përballur vite më parë.

“Shoh që ka herë pas herë njerëz që merren me hundën time, me këtë asimetrinë. Falë edhe kontributit të algoritmit që ka ndërmjetësuar qenërinë politike të Shqipërisë jashtë këtyre pasqyrave dixhitale me ato që jetojnë në këto pasqyra, vjen ajo ironia e mallit, drogës, shtrembërimit. Ky shtrembërim këtu është shenja që trupi im do ta mbajë gjithë jetën nga një tentativë për të më fshirë nga faqja e këtij dheu ku unë kam lindur, jam rritur dhe jam sot këtu sepse edhe këtë gjurmë s’e kam nga ndonjë arsye tjetër. Por edhe kur nuk kisha asgjë në dorë doja një vend që të rrinte drejt, doja të jetoja në një vend që të mos i bënte bijtë e vet të ulnin kokën kur i pyesnin, është pikërisht për këtë vend që ….duke i qarë hallin për mallin e keq që ka marrë sepse jeni përgjithëshisht më të rinj sesa ajo histori. Nëse ka një histori timen që një ditë mund ta tregoj që është ajo e gjërave që nuk arrita të bëj dot asgjë tjetër.", tha ai. 

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI