Flash

I zhvati 15 mijë euro dhe e kërcënoi me FOTOT nudo, i riu shqiptar përfundon në polici në Rodos

Lapsi.al 25 September 2026

Një 44-vjeçare nga Polonia, e cila jeton në Rodos të Greqisë, ka denoncuar një 28-vjeçar shqiptar për mashtrim dhe kërcënim. Sipas mediave greke, gruaja pretendon se i riu e ka bindur t’i jepte më shumë se 15 mijë euro gjatë viteve 2023 dhe 2024. Në kallëzimin e saj, 44-vjeçarja deklaron se 28-vjeçari i ka dhënë informacione të rreme dhe pretendime që nuk përputheshin me realitetin.

Në bazë të këtyre pretendimeve, ajo i ka dhënë atij para në disa këste. Shuma totale e paguar, sipas denoncimit, arrin në 15,417 euro. Ajo thot gjithashtu se më vonë ka kuptuar se ishte mashtruar dhe i kërkoi 28-vjeçarit t’i kthente paratë. Por, sipas saj, situata mori një tjetër drejtim, pasi i riu dyshohet se e ka kërcënuar, duke i thënë se do tu dërgonte fëmijëve të saj foto nudo. 

E frikësuar nga kërcënimet, 44-vjeçarja iu drejtua autoriteteve policore dhe bëri kallëzim për mashtrimin financiar dhe kërcënimet që pretendon se kishte marrë. Ndërkohë, hetuesit pritet të verifikojnë mënyrën se si janë kryer pagesat, rrethanat e transferimit të shumës prej 15,417 eurosh dhe nëse ka prova që mbështesin pretendimet e gruas për kërcënimet.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI