Flash

Izraeli rrëzon planin e paqes së Trump për Gazën: Nuk tërhiqemi pa çarmatosjen e Hamasit

Lapsi.al 9 August 2026

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi gjatë një mbledhjeje të kabinetit se Izraeli e refuzon dokumentin amerikan me 15 pika dhe se ushtria nuk do të tërhiqet nga Gaza për sa kohë Hamasi nuk është çarmatosur plotësisht.

Netanyahu theksoi se çarmatimi duhet të jetë real dhe të përfshijë të gjitha llojet e armëve, duke përfshirë armët e rënda dhe ato më të lehta.

“Për sa kohë që unë jam kryeministër, nuk do të krijohet asnjë shtet palestinez — as në Gaza dhe as në Bregun Perëndimor”, deklaroi ai.

Plani i administratës amerikane synon çarmatimin e Hamasit dhe grupeve të tjera të armatosura në Gaza, si pjesë e përpjekjeve për të kaluar në një fazë të re të marrëveshjes së armëpushimit.

Nga ana tjetër, Hamasi ka deklaruar se do ta pranonte marrëveshjen vetëm nëse Izraeli ndalon sulmet dhe tërheq forcat e tij deri te “vija e verdhë”, e përcaktuar në marrëveshjen e armëpushimit të tetorit.

Aktualisht, forcat izraelite kontrollojnë më shumë se gjysmën e territorit të Gazës, kryesisht në pjesën lindore dhe jugore. Ndërkohë, diskutimet mes Izraelit dhe SHBA-së për planin vijojnë, por qëndrimet e palëve mbeten të ndara për çështjen e tërheqjes izraelite dhe çarmatimit të Hamasit.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI