Flash

“Jeni rrezik për sigurinë kombëtare”/ Azgan Haklaj dhe Ferdinand Samarxhi ndalohen në kufi me Maqedoninë e Veriut

Lapsi.al 27 September 2026

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Azgan Haklaj, është ndaluar nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut në pikën kufitare të Bllatës, në Dibër. Lajmin për ndalimin, Haklaj e ka rishpërndarë edhe në profilin e tij në Facebook.

Burime bëjnë me dije se ai është ndaluar nga shërbimi sekret i kryeministrit, ku u kanë thënë se janë rrezik për sigurinë kombëtare. Për ngjarjen është lajmëruar edhe Ali Ahmeti, udhëheqësi i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) në Maqedoninë e Veriut.

Haklaj udhëtonte drejt Shkupit së bashku me gazetarin Ferdinand Samarxhiu, ku sot pritet të zhvillohet një marsh protestues lidhur me vendimin e Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK-së. /LAPSI.al

Të këshilluara

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë $ në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI