Flash

Katie Holmes zyrtarizon romancën me artistin Jason Bard Yarmosky

Lapsi.al 16 August 2026

Katie Holmes duket se ka bërë një hap të rëndësishëm në romancën e saj të re me artistin Jason Bard Yarmosky, duke dhënë sinjale të qarta në rrjetet sociale.

Aktorja e njohur e “Dawson’s Creek” ka rishpërndarë në Instagram disa Story të publikuara nga Yarmosky, përfshirë edhe një fotografi të saj që duket se është realizuar nga vetë artisti. 

Në nj postim të rishpërndarë nga aktorja shihet një galeri arti, ndërsa një fotografi tjetër paraqet një peizazh të bukur në perëndim të diellit. Këto detaje janë interpretuar si një “soft launch” i lidhjes së tyre, rreth një muaj pasi nisën të qarkullonin thashethemet për romancën.

Lidhja e Holmes me Yarmosky u raportua për herë të parë në korrik, pasi çifti u fotografua duke kaluar kohë së bashku në Nju Jork dhe më pas në Hamptons. Sipas raportimeve, ata u njohën në një darkë gjatë Festivalit Tribeca në qershor.

Burime pranë çiftit kanë deklaruar se Holmes po e shijon lidhjen dhe se të dy po zgjedhin ta marrin marrëdhënien me qetësi.

“Gjërat janë ende të reja mes Katie dhe Jason dhe ata po ecin qëllimisht ngadalë”, kishte thënë një burim për Page Six. “Ata thjesht po shijojnë kohën së bashku dhe po shohin se ku do t’i çojë kjo marrëdhënie.”

Burimi shtoi se Yarmosky ka një “prani qetësuese” dhe se e bën Holmes të ndihet e sigurt dhe rehat. Aktorja thuhet gjithashtu se e admiron shumë punën e tij si artist, veçanërisht ngrohtësinë dhe humorin që karakterizojnë veprat e tij, disa prej të cilave janë frymëzuar nga gjyshërit e tij.

Pavarësisht diferencës prej rreth 10 vitesh mes tyre, kjo nuk duket të jetë problem për Holmes. “Fakti që Jason është më i ri se Katie nuk e shqetëson aspak. Diferenca në moshë nuk ka qenë faktor në marrëdhënien e tyre”, ka deklaruar burimi.

Megjithatë, marrëdhënia duket se është ende në fazat e para. Holmes nuk e ka prezantuar ende Yarmosky me vajzën e saj, Suri, të cilën e ka me ish-bashkëshortin Tom Cruise. Sipas burimeve, të dy ende nuk i kanë prezantuar partnerët e rinj me familjet e tyre.

Katie Holmes, 47 vjeçe, nuk është parë publikisht në një lidhje serioze që prej romancës me muzikantin Bobby Wooten III në vitin 2022. Para tij, ajo ishte në një lidhje me restauratorin Emilio Vitolo Jr.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI