Flash

Katy Perry lë pas konfliktin me Chief Keef, publikojnë remix-in viral

Lapsi.al 29 May 2026

Këngëtarja Katy Perry dhe reperi Chief Keef kanë surprizuar fansat me një bashkëpunim të ri muzikor, 13 vite pasi u përfshinë në një përplasje të ashpër në rrjetet sociale.

Dyshja publikoi remix-in e këngës “Legendary Lovers”, pjesë e albumit të Perry-t “Prism” të vitit 2013, duke kombinuar elementë nga kënga e reperit “Save Me”. Të dyja këngët u rikthyen në vëmendje pasi u bënë virale në TikTok më herët gjatë këtij viti.

Katy Perry ndau në TikTok një video ku ajo dhe Chief Keef shfaqen duke kërcyer dhe kënduar së bashku, ndërsa shkroi: “LEGENDARY LOVERS OUT NOW @ChiefKeef”.

Bashkëpunimi i tyre erdhi pas disa postimeve që ndezën dyshimet e fansave. Label-i i reperit, 43B, publikoi një video në Instagram ku artistët shiheshin duke biseduar në një parking, të rrethuar nga një grup njerëzish, me mbishkrimin: “Chief Keef & Katy Perry finally link up”.

Në një tjetër video në TikTok, Perry e quajti takimin e tyre një “legendary link up”, ndërsa në një postim më të hershëm ajo shfaqej duke medituar me mbishkrimin: “Duke u përpjekur të thërras Mr. Keef”.

Megjithatë, raporti i tyre nuk ka qenë gjithmonë paqësor. Në vitin 2013, Perry kritikoi publikisht këngën “Hate Bein’ Sober” të Chief Keef, ku merrnin pjesë edhe 50 Cent dhe Wiz Khalifa.

“Sapo dëgjova një këngë në radio të quajtur ‘I Hate Being Sober’ dhe kam dyshime serioze për botën”, kishte shkruar ajo në Twitter në atë kohë.

Reperi reagoi ashpër ndaj komentit të saj, duke publikuar disa postime ofenduese dhe kërcënuese ndaj këngëtares.

Pas debatit online, Perry kërkoi falje publikisht, duke sqaruar se nuk e kishte ditur që kënga ishte specifikisht e Chief Keef.

“Mr. Keef! Më vjen keq nëse të kam ofenduar. Dëgjova shumë artistë në këngë dhe nuk e dija që ishe ti në veçanti”, shkroi ajo.

Tani, më shumë se një dekadë më vonë, duket se dy artistët kanë lënë pas konfliktin dhe e kanë kthyer historinë e tyre në një bashkëpunim muzikor që po tërheq vëmendjen e fansave në rrjet.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI