Flash

Konflikti mes dy familjeve në Pukë, 3 të arrestuar dhe 2 persona nën hetim

Lapsi.al 29 July 2026

Tre persona janë vënë në pranga dhe 2 janë nën hetim për konfliktin e pronësisë mes dy familjeve në Pukë. Policia ka arrestuar babë e bir nga familja Shkreli dhe një 34-vjeçar nga familja Istrefi. Nga konflikti me sende të forta e mjete të mprehta, pati dy të plagosur që janë në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Arrestohen në flagrancë 3 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 2 të tjerë (fqinjë), pasi u konfliktuan me njëri-tjetrin, për motive pronësie.   

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pukë arrestuan në flagrancë shtetasit I. Sh., 67 vjeç, F. Sh., 36 vjeç (djali i 67-vjeçarit) dhe G. I., 34 vjeç, si dhe referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin P. I., 60 vjeç dhe bashkëshorten e tij, shtetasen F. I., 43 vjeçe (motra e shtetasit G. I.), të gjithë banues në fshatin Dedaj, Pukë.   

Nga veprimet hetimore dyshohet se mbrëmjen e djeshme, në fshatin Dedaj, këta shtetas janë konfliktuar për motive pronësie, me njëri-tjetrin, duke përdorur sende të forta dhe mjete prerëse/të mprehta.    Si pasojë e konfliktit, kanë pësuar dëmtime shtetasit I. Sh. dhe G. I., të cilët po marrin mjekim në Spitalin Rajonal Shkodër dhe janë jashtë rrezikut për jetën.    

Shërbimet e Policisë sekuestruan në cilësinë e provës materiale, sende dhe mjete të dyshuara të përdorura gjatë konfliktit.  Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI