Flash

Kryebashkiaku i Dubrovnikut i jep leksion Ramës: Mëso nga gabimet e të tjerëve!

Lapsi.al 30 September 2026

Të martën kryeministri Edi Rama mori pjesë në Bruksel në një forum për turizmin të organizuar nga Euronews. Kreu i qeverisë shqiptare foli me mburrje për shifrat e turistëve në rritje dhe se si vendi ynë është bërë tërheqës për të huajt dhe investitorët. 

Por Mato Franković paralajmëroi Ramën se nuk është kjo mënyra për të zhvilluar turizmin. 

“Shqipëria do të përballet shumë shpejt me një problem të madh. E dëgjova kryeministrin Edi Rama dhe nuk jam i sigurt nëse ai është i vetëdijshëm se si pëlqyeshmëria mund të shpërthejë në 1 minutë. Nevojiten vetëm disa shkëndija, siç ndodhi me Dubrovnikun me “Game of Thornes”. E mbani mend? Pas atij seriali ndodhi fluturimi (i shifrave të turistëve). Kjo është arsyeja pse gjithnjë është e nevojshme të shohësh se të tjerët bënë diçka dhe të mësosh nga gabimet e të tjerëve” – paralajmëroi kryebashkiaku i qytetit kroat. 

Pas fluksit të turizmit, Dubrovniku është i hapur për të gjithë, por me kushte të caktuara. Kryetari i Bashkisë theksoi suksesin e qytetit të tij në gjetjen e një "ekuilibri të ri" midis pritjes së një numri të madh turistësh dhe mbrojtjes së cilësisë së jetës për banorët dhe hijeshinë vendase.

Pavarësisht këtyre masave, Franković theksoi se qyteti priti 35% më shumë vizitorë krahasuar me vitin 2017, por nënvizoi se shpërndarja e numrit të vizitorëve gjatë ditës është "vendimtare". Ai shtoi se Dubrovniku është "një qytet botëror, një sit historik botëror dhe duhet të jetë i hapur për të gjithë. Por, me kushte të caktuara".

Gjatë dekadës së fundit, qyteti kroat i Dubrovnikut ka luftuar kundër mbipopullimit turistik që kërcënonte popullsinë e tij të përhershme, infrastrukturën dhe statusin e mbrojtur nga UNESCO. ©LAPSI.al

 

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI