Flash

Kujdes me tax free në BE, doganat fillojnë verifikimet për të paguar 20% TVSH në import

Lapsi.al 30 September 2026

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, në kuadër të rritjes së efikasitetit të bashkëpunimit përmes shkëmbimit të informacionit dhe zbatimit të ligjit, ka ndërmarrë një proces verifikimi me administratën doganore italiane (ADM – Direzione Antifrode e Controlli), si dhe me institucionet e tjera ligjzbatuese brenda vendit.

Ky proces hetimor vjen në kuadër të intensifikimit të bashkëpunimit me autoritetet italiane në lidhje me shkëmbimin e informacionit mbi transaksionet e dyshimta, që pas analizës së riskut kanë përcjellë për verifikim një volum të lartë kërkesash për rimbursim të Tatimit mbi Vlerën e Shtuar dhe transaksionesh të kryera përmes skemave “tax free” (rimbursimit të TVSH-së) gjatë periudhës janar 2022 – korrik 2025.

Nga analiza e detajuar e të dhënave është evidentuar një shpeshtësi e lartë e transaksioneve, mungesë e burimeve të ligjshme të të ardhurave që të justifikojnë blerjet, si dhe mospërputhje në destinacionin e mallrave. Volumi i lartë i faturave (mesatarisht rreth 13 në muaj për secilin rast, me grupime deri në 9–11 fatura brenda një dite të vetme) i bën këto transaksione të dyshimta për përdorim personal.

Konkretisht, në qendër të këtij hetimi janë mbi 1,000 faturime individuale të ndara në dy raste, me një vlerë totale rreth dy milionë euro (respektivisht rreth 988,684 euro për rastin e parë dhe 1,033,338 euro për rastin e dytë).

Skema e dyshuar (modus operandi) konsiston në blerjen e mallrave në territorin italian, duke i deklaruar ato për përdorim personal dhe përfitimin e rimbursimit të TVSH-së përmes sistemeve “tax free”. Me anë të këtij mekanizmi, dyshohet se një pjesë e këtyre mallrave janë futur në territorin e Republikës së Shqipërisë si kontrabandë për qëllime tregtare, pa kryer procedurat e detyrueshme të deklarimit të importit.

Materialet paraprake dhe gjetjet e këtyre hetimeve i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave rikonfirmon vendosmërinë e saj për të bashkëpunuar ngushtë me autoritetet homologe ndërkombëtare dhe institucionet ligjzbatuese, me qëllim mbrojtjen e interesave financiare dhe goditjen e çdo forme të evazionit apo paligjshmërisë./Monitor

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI