Flash

Kushtet e BE/ Gjermania dhe Holanda i kujtojnë Ramës imunitetin e Ballukut

Lapsi.al 26 May 2026
Kushtet e BE/ Gjermania dhe Holanda i kujtojnë Ramës imunitetin e
Ambasadori i Mbretërisë së Holandës në Shqipëri Reinout Vos ai i Gjermanisë, Karl Bergner

Pasditen e kësaj të marte u mbajt në Bruksel konferenca e 8-të ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe BE-së. Përtej deklaratave optimiste të kryeministrit Edi Rama apo komisioneres së zgjerimit Marta Kos, dy prej vendeve më të rëndësishme të Unionit, Gjermania dhe Holanda shpërndanë një deklaratë të njëjtë nëpërmjet ambasadave në Tiranë në një akt që nuk kishte ndodhur më parë. 

Ambasadori i Gjermanisë, Karl Bergner dhe ambasadori i Mbretërisë së Holandës në Shqipëri Reinout Vos nxorën një deklaratë ku thonë se e mbështesin anëtarësimin e Shqipërisë në BE, por më pas rendisin disa kushte mjaft të forta.  

“Një shtet ligjor i fortë, mbrojtja e të drejtave themelore dhe një demokraci pluraliste janë thelbi i vlerave evropiane. Kësisoj hapat përpara në lëmin e “Themeloreve” përcaktojnë shpejtësinë e Shqipërisë në rrugën drejt BE-së” – thuhet në deklaratë.

Më pas i lihet detyre shtëpie qeverisë së Tiranës që të nisë punën për plotësimin e kritereve të vendosura në raportin e IBAR. 

“Ndaj arritja e objektivave të ndërmjetme përbën pikënisjen për hapa të mëtejshëm të Shqipërisë në funksion të forcimit të shtetit ligjor. Dakordësia për IBAR-in është shprehje e pritshmërisë dhe inkurajimit tonë të qartë për vijimin e reformave, zbatimin e tyre me vendosmëri në praktikë dhe konsolidimin e institucioneve përgjegjëse” – thuhet në deklaratë.

Më pas vijnë edhe detyrat më të rëndësishme që lidhen edhe me luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar duke sjellë në vëmendje edhe heqjen e imunitetit kur e kërkon drejotësia. 

“Respektimi i pavarësisë së drejtësisë dhe lufta pa pengesa e korrupsionit edhe në raste të nivelit të lartë janë kushte të panegociueshme për progresin e Shqipërisë në procesin e anëtarësimit në BE. Këtu bën pjesë edhe fakti, që vendimmarrjet lidhur me heqjen e imunitetit duhet të jenë në harmoni me rekomandimet e komisionit të Venecias” – thuhet në deklaratë. 

“Shtetet anëtare të BE-së i kanë ankoruar shumë qartë këto pritshmëri në Deklaratën e tyre të Përbashkët si kushte për përmbylljen e bisedimeve. Ashtu si institucionet dhe shtete të tjera anëtare të BE-së, edhe Gjermania do të ndjekë me shumë vëmendje zhvillimet në vijim si dhe do të mbështesë hapat e mëtejshëm të reformave” – thuhet në deklaratën që ambasadorët e Gjermanisë dhe Holandës shpërndanë në rrjetet sociale. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI