Flash

Kuvendi miraton 302 milionë dollarë kredi nga amerikanët për armatim, teksti i marrëveshjes mbahet sekret

Lapsi.al 27 July 2026

Kuvendi i Shqipërisë ratifikoi të hënën vetëm me votat e socialistëve një marrëveshje huaje me Shtetet e Bashkuara të Amerikës me qëllim forcimin e kapaciteteve mbrojtëse të vendit, ndërsa teksti u mbajt konfidencial dhe kaloi me procedurë të kontestuar nga opozita, e cila nuk mori pjesë në votim.

Kjo marrëveshje vjen në një moment kur Shqipëria po përpiqet të rrisë profilin e saj në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë dhe synon që të organizojë në Tiranë samitin e ardhshëm të NATO-s.

Huaja direkte prej 302 milionë dollarë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës jepet në kuadër të programit amerikan të Financimit të Jashtëm Ushtarak (FMF) dhe është lidhur mes Ministrisë së Financave dhe Agjencisë Amerikane për Bashkëpunimin në Sigurinë e Mbrojtjes (DSCA).

E miratuar në parim nga Këshilli I Ministrave që në datë 19 qershor projektligji për ratifikimin e kësaj marrëveshje u prezantua para deputetëve nga Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, në seancën e së hënës si një dokument konfidencial që do të shqyrtohej me dyer të mbyllura.

Socialistët propozuan që marrëveshja të kalonte me procedurë të përshpejtuar brenda ditës në Kuvend, gjë që u kundërshtua nga opozita si antikushtetuese.

Duke iu referuar Kushtetutës, kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, tha se një ligj nuk mund të miratohej më herët se një javë nga fillimi i procedurës së shqyrtimit dhe propozoi që votimi të shtyhej për të premten.

Ai po ashtu akuzoi qeverinë se nuk ka përmbushur angazhimet si anëtar i NATO-s.

Para orës së caktuar për miratimin në Kuvend PD shpërndau një qëndrim publik të tre grupeve parlamentare të opozitës ku theksohej se ata ishin pro marrëveshjes me SHBA, por ishin kundër ‘mënyrës antikushtetuese’ të miratimit të saj në Kuvend.

“Shqipëria ka nevojë të rrisë investimet në mbrojtje dhe të përmbushë detyrimet ndaj NATO-s, por, siç bën me çdo gjë që ka lidhje me SHBA, Edi Rama po bën pis edhe këtë marrëveshje, duke kërkuar që Kuvendi të shkelë Kushtetutën për të mbuluar dështimet e qeverisë së tij”- thuhej ndër të tjera në qëndrimin e opozitës.

Opozita propozoi që marrëveshja të votohej të premten pasi deputetët të kishin mundësi të njiheshin me përmbajtjen e saj.

Edhe pse përmbajtja nuk u bë publike, kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, tha në seancën plenare se huaja prej 302 milionë dollarësh do të përdorej “ekskluzivisht për modernizimin e Forcave të Armatosura, pajisje dhe shërbime të mbrojtjes sipas standardeve më të larta të NATO-s”.

Sipas tij, Shqipëria ka një afat prej 48 muajsh për të aktivizuar fondet dhe 12 vjet për t’i shlyer dhe se huaja do t’i shërbente synimit të qeverisë “për të arritur objektivin 5% të NATO-s”.

Marrëveshja u votua me 74 vota pro të socialistëve dhe 0 kundër./ BIRN

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI