Flash

La Liga starton pa Real Madrid, Barcelonën dhe Atletico: një rregull lejon nisjen e pazakontë të kampionatit

Këtë fundjavë ka nisur La Liga 2026-2027, kampionati i kampionëve të botës. Megjithatë, java e parë është e cunguar

Lapsi.al 16 August 2026

Këtë fundjavë ka nisur La Liga 2026-2027, kampionati i kampionëve të botës. Megjithatë, java e parë është e cunguar, pasi zhvillohet pa Real Madrid, Barcelonën dhe Atletico Madrid, të cilat shtyjnë ndeshjet e tyre të debutimit për shkak të një rregulli që përcakton se futbollistët kanë të drejtë për 21 ditë pushime. Kjo do të thotë se ata që kanë shkuar deri në fund të Botërorit nuk mund të aktivizohen në javën e parë dhe, për të mos penalizuar skuadrat me shumë kampionë, është vendosur që ndeshjet e debutimit të shtyhen me rreth dhjetë ditë.

Real Madrid-Real Sociedad dhe Barcelona-Athletic Bilbao të shtyra

Kur u hodh shorti i kalendarit të La Liga 2026-2027, askush nuk mund ta dinte se Spanja do të bëhej për herë të dytë kampione e botës. Kalendari, për ironi të fatit, kishte prodhuar një javë të parë spektakolare, me Real Madridin dhe Barcelonën që do të përballeshin me Real Sociedad dhe Athletic Bilbao. Ndeshjet ishin planifikuar për datat 15 dhe 16 gusht, por janë shtyrë për të mërkurën 26 dhe të enjten 27 gusht. Është shtyrë edhe debutimi i Atletico Madridit me Malagan, por vetëm me tre ditë.

Pse u shtynë ndeshjet e debutimit të Realit dhe Barcelonës

Arsyeja e shtyrjes lidhet me Botërorin dhe rregullin që përcakton se futbollistët duhet të kenë detyrimisht 21 ditë pushime. Pra, Botërori përfundoi më 19 korrik dhe futbollistët do të ishin në dispozicion të skuadrave të tyre jo përpara 10 gushtit. Disa ditë përgatitje janë të nevojshme dhe kështu Real Madridi do të debutojë më 22 gusht në fushën e Espanyolit, në javën e dytë, ndërsa Barcelona të dielën, më 23 gusht, do ta bëjë këtë në fushën e Elches. Më pas do të rikuperojnë në mesjavën pasuese ndeshjet e javës së parë. Kjo bën që, për më tepër, skuadra e Mourinhos dhe ajo e Flickut të duhet të luajnë tri ndeshje të La Ligës në më pak se dhjetë ditë.

Kërpudhat në stadiumin e Vigos

Për ironi të fatit, ndeshjet e shtyra u bënë më pas pesë, sepse edhe Betisi u përfshi mes shtyrjeve për shkak të normativës së punës, por nuk ishte planifikuar të shtyhej Celta-Osasuna. Megjithatë, në Balaidos u konstatua një kërpudhë në barin e stadiumit dhe, për arsye sigurie dhe për të mbrojtur shëndetin e futbollistëve, ndeshja u shty për 27 gusht. Praktikisht, një javë e parë me vetëm pesë ndeshje në ditën e parashikuar.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI