Flash

Lewis Hamilton konfirmon romancën me Kim Kardashian

Lapsi.al 6 July 2026

Piloti i Formula 1, Lewis Hamilton, ka folur për herë të parë publikisht për romancën e tij me Kim Kardashian, pas muajsh spekulimesh dhe refuzimesh për të komentuar jetën private.

Gjatë një sesioni pyetje-përgjigje me fansat përpara Çmimit të Madh të Britanisë, Hamilton u pyet nëse dukej më i lumtur këtë sezon për shkak të makinës së re apo "të dashurës së re".

Piloti i Ferrarit reagoi me humor ndaj pyetjes, duke buzëqeshur dhe duke thënë: "Kjo ishte  pyetje e mirë", përpara se të fliste për sezonin me skuadrën italiane. Në fund të përgjigjes së tij ai shtoi me shaka: "Dhe sigurisht... Kim", duke shkaktuar të qeshura dhe reagime nga publiku.

 

Deklarata e Hamilton vjen pasi më herët ai kishte refuzuar vazhdimisht të komentonte zërat për lidhjen me yllin e reality show-t. Gjatë Super Bowl-it 2026 ai ishte shprehur qartë: "Është jeta ime private. Nuk do të flas për këtë."

Nga ana tjetër, edhe Kim Kardashian nuk e ka konfirmuar zyrtarisht marrëdhënien, por së fundmi publikoi në Instagram disa fotografi ku shfaqej duke shëtitur me biçikletë në New York në shoqërinë e Hamilton, çka u interpretua nga fansat si konfirmimi i parë publik i romancës së tyre.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI