Flash

Lukaku shpëton Belgjikën, 1-1 me Egjiptin: Salah feston ditëlindjen me një barazim

Djajtë e Kuq ndalen në rezultatin 1-1 kundër Egjiptit, me të dyja skuadrat që ndajnë pikët e para në Grupin G, ku bëjnë pjesë edhe Irani dhe Zelanda e Re.

Lapsi.al 15 June 2026

Botërori 2026 i Belgjikës nis me një barazim. Djajtë e Kuq ndalen në rezultatin 1-1 kundër Egjiptit, me të dyja skuadrat që ndajnë pikët e para në Grupin G, ku bëjnë pjesë edhe Irani dhe Zelanda e Re. Ashour (19’) kalon në avantazh Faraonët pas një asisti të Salah, i cili sot feston 34-vjetorin e lindjes, por Djajtë e Kuq arrijnë të barazojnë falë autogolit të Hany (66’), të shkaktuar nga depërtimi i Lukakut në zonën e rreptësisë. De Bruyne godet gjithashtu shtyllën, drejtpërdrejt nga goditja e dënimit.

Belgjika dhe Egjipti përballen në Lumen Field të Seattle, ku janë Faraonët ata që kalojnë në avantazh në minutën e 19’ falë një goditjeje të shkëlqyer me të djathtën nga Ashour. Asistin për shokun e skuadrës e jep i zakonshmi Mohamed Salah, i cili kështu feston me një pasim vendimtar ditën e 34-vjetorit të tij. Djajtë e Kuq përpiqen të reagojnë duke rritur ritmin dhe në kohën shtesë të pjesës së parë krijojnë një rast të madh me Doku: lojtari i Manchester City nuk arrin të gjejë portën, duke goditur shumë keq. Pranë golit të dytë në fund të pjesës së parë shkon sërish Egjipti, pas një aksioni nga goditja e këndit. De Ketelaere paraprin daljen e Courtois dhe e nxjerr jashtë kohe portierin e tij, me topin që përshkon të gjithë zonën e rreptësisë pa u prekur nga asnjë lojtar afrikan.

Kështu kalohet në pjesën e dytë dhe De Bruyne i afrohet shumë barazimit: në minutën e 52’, shtylla i mohon golin mesfushorit të Napolit pas një goditjeje dënimi direkte. Pak sekonda më vonë, Courtois ndal me pritje goditjen me kokë nga afër të Salah në zonën e kundërt, ndërsa Ashour shpërdoron mundësinë për të realizuar dygolëshin personal. Pas dy rasteve të tjera të humbura nga Marmoush dhe De Bruyne, nga njëra dhe tjetra anë, Garcia vendos të aktivizojë Lukakun në minutën e 66-të dhe Big Rom ndikon menjëherë në golin e barazimit. Vetëm dhjetë sekonda pas hyrjes në fushë, sulmuesi i Napolit shkakton autogolin e Hany për rezultatin 1-1. Në minutën e 83’ duhet versioni më i mirë i Shobeir për t’i mohuar golin Mechele, ndërsa vërshëllima e trefishtë zyrtarizon rezultatin përfundimtar 1-1. Belgjika do të rikthehet në fushë të dielën, më 21 qershor, për sfidën kundër Iranit. Ndërsa Zelanda e Re do të jetë kundërshtari i ardhshëm i Egjiptit, më 22 qershor.

 

Të këshilluara

ide

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI