Flash

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MABCO në kantierin e aeroportit të Vlorës, Pacolli: Terminali është vandalizuar!

Lapsi.al 22 June 2026

Një kantier të dëmtuar, pajisje të shkatërruara dhe materiale të zhdukura. Kjo është panorama që përshkruan biznesmeni Behgjet Pacolli pas rikthimit të kompanisë MABCO në Aeroportin e Vlorës, pesë javë pas konfliktit për kontrollin e shoqërisë VIA dhe largimit të saj nga objekti.

Në një reagim të gjatë në rrjetet sociale, Pacolli thotë se kompania është rikthyer në aeroport për të vijuar punimet, por ajo që ka gjetur në terren është, sipas tij, “tronditëse, e dhimbshme dhe krejtësisht e papranueshme”.

“Një vepër e ndërtuar me vite pune, përkushtimi, sakrificash të panumërta dhe investimesh shumë të mëdha financiare është gjetur rëndë e dëmtuar, e keqpërdorur dhe e ekspozuar ndaj akteve të vandalizmit, huliganizmit dhe vjedhjes”, shkruan Pacolli.

Sipas tij gjatë kësaj periudhe janë dëmtuar monitorë, dyer automatike, panele, kuadro elektrike, gjeneratorë energjie dhe pajisje të tjera të rëndësisë kritike, ndërsa një pjesë e materialeve dhe veglave të punës rezultojnë të zhdukura.

"Këto janë akte të qëllimshme që përbëjnë një sulm të drejtpërdrejtë ndaj mundit, punës së ndershme dhe përpjekjeve të qindra profesionistëve”, shprehet Pacolli në mesazhin e tij.

Biznesmeni i bën thirrje SPAK-ut të nisë “hetime të thella, serioze dhe të pandikuara nga askush”, ndërsa shton se pavarësisht dëmeve dhe përplasjeve, “Mabco nuk do të ndalet” dhe puna për përfundimin e Aeroportit të Vlorës do të vazhdojë.

Të këshilluara

Media franceze: Revolucioni i Flamingove po lëkund pozitat e Edi Ramës

I përballur me një valë protestash të paprecedentë dhe gjithnjë në rritje, Kryeministri Edi Rama është në Paris të hënën, më 22 qershor, për të kërkuar mbështetje nga "miku" i tij Emmanuel Macron. Demonstruesit po denoncojnë operacionet e Organizatës Trump përgjatë bregdetit.

16:25

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI