Flash

Socialistët duan qetësi, përjashtojnë Agron Shehajn dy muaj nga Kuvendi

Lapsi.al 22 June 2026

Mazhoranca socialiste vendosi përjashtimin me 30 ditë të tjera për Agron Shehajn nga punimet e parlamentit. Sipas socialistëve, Shehaj nuk lejoi zhvillimin e procesit të votimit, ndërsa në sallë ishte kryeministri Edi Rama, të cilit i kërkoi dorëheqjen. 

Veç Shehajt, edhe deputeti Erald Kapri është përjashtuar me 20 ditë nga punimet e parlamentit. Sipas Etikës, ata kanë penguar zhvillimin e seancës. 

Shikoni pamjet e debatit të fortë mes deputetëve të Partisë Mundësia me Ramën të enjten në linkun poshtë: 

Përpos këtij dënimi, Byroja e Kuvendit sot la në fuqi edhe 30 ditë përjashtim nga parlamenti për Agron Shehajn, për debatin e tij me ministrin e Petrit Malaj. Kujtojmë se javën e kaluar Shehaj u përplas me ministrin e Financave Malaj, i cili i përmendi Shehajt kompanitë e tij private, duke i thënë: “Tani do merremi ne me ty”.

Kjo solli reagimin e Shehajt, i cili iu përgjigj nga foltorja: “Po nëse më kërcënon mua këtu në Kuvend, çfarë i bën një qytetari të thjeshtë që del në protestë ti, mor maskara?”.

Me kërkesën e Taulant Ballës dhe një grupi deputetësh socialistë, Sekretariati i Etikës vendosi përjashtimin e Shehajt. 

Kjo është hera e tretë brenda gjashtë muajsh që socialistët zgjedhin të heshtin Shehajn me përjashtim nga Parlamenti. Herën e parë ai u përjashtua me 1 muaj në mars, kur i nxorri Taulant Ballës fotot e dhunës policore ndaj protestuesve në Rrjoll. 

Ky është edhe rasti i parë që një parti politike, Mundësia, që përfaqëson 50 mijë votues, lihet totalisht jashtë Kuvendit pasi të dy deputetët e saj janë të përjashtuar. ©Lapsi.al 

Të këshilluara

ide

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI