Flash

Marjana Koçeku ironizon Ramën: Nuk ia ka idenë çka asht besa

Lapsi.al 25 July 2026

Deputetja e pavarur Marjana Koçeku ka reaguar ndaj thirrjes së kryeministrit Edi Rama për t'u dhënë shqiptarëve "besën", duke e cilësuar këtë koncept të shenjtë dhe të papajtueshëm me retorikën politike.

Përmes një postimi në Facebook, Koçeku shkruan se besa është një marrëveshje e pashkruar mes njerëzve, e lidhur ngushtë me traditën, vendlindjen dhe tokën, ndaj nuk mund të përdoret si slogan.

"Flasin për besën njerëz që nuk ia kanë idenë çka asht besa. Së pari, besa asht nji kontratë e pashkrueme mes njerëzish dhe, si e tillë, asht thellësisht natyrore," shprehet ajo.

Sipas Koçekut, ata që e shohin tokën vetëm si hapësirë për ndërtime apo resorte turistike nuk mund ta kuptojnë domethënien e këtij koncepti.

"Ata që e shohin tokën veç si truall për kulla shumëkatshe e resorte, zor se munden me e kuptu këtë koncept që për ne malsorët asht jashtë mase i shenjtë," shkruan deputetja.

Ajo shton se, sipas traditës shqiptare, edhe ata që kanë qenë të përfshirë në konflikte apo krime i janë drejtuar kullës së të parëve, logut ose kishës së fshatit për të kërkuar besën dhe pajtimin. Në përfundim, Koçeku thekson se besa buron nga lidhja me tokën, malin dhe vendin ku jetojnë njerëzit, duke përfunduar me mesazhin:

"Prandaj, njerëzve që e humbin lidhjen me tokën, vendin e tyne dhe natyrën, nuk mund t'u zihet besë!"

Të këshilluara

ide

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI