Flash

Matthaus dhe e dashura 27-vjeçare pas pesë martesash e pesë divorcesh: “E sigurtë, nuk do të martohem më”

Pesë martesa, pesë divorce dhe katër fëmijë mund të jenë të mjaftueshme. Lothar Matthaus e ka vendosur tashmë se cili do të jetë hapi i radhës në jetën e tij sentimentale në moshën 65-vjeçare: nuk do të ketë një të gjashtë.

Lapsi.al 24 September 2026

Pesë martesa, pesë divorce dhe katër fëmijë mund të jenë të mjaftueshme. Lothar Matthaus e ka vendosur tashmë se cili do të jetë hapi i radhës në jetën e tij sentimentale në moshën 65-vjeçare: nuk do të ketë një të gjashtë. Pasi u fotografua në Oktoberfest pranë të dashurës së re, Theresa Sommer, 27 vjeçe, modele dhe e diplomuar në Ekonomi, ish-mesfushori ka përjashtuar me siguri mundësinë për të thënë edhe një herë “po, dua”.

Diferenca e moshës, 38 vjet, mes tyre ka tërhequr vëmendjen, edhe sepse Sommer është më e re se vajzat e Matthaus, Alisa dhe Viola (të lindura nga martesa e parë). Por kjo nuk është paraqitja e parë publike e çiftit, i cili që në vitin 2025 kishte pushtuar faqet e shtypit rozë gjatë një udhëtimi në dëborë në Austri apo në aktivitete zyrtare (ceremonia e Topit të Artë dhe Nations League), dhe as nuk është hera e parë që festa e Mynihut shërben si sfond për marrëdhëniet e tij.

Në vitin 2007, Matthaus kishte njohur pikërisht aty Lilianën, një studente shumë të re, me të cilën do të martohej dy vjet më vonë në Las Vegas. Këtë herë ka zgjedhur të dëgjojë më shumë arsyen: “Mbetem një burrë i zemrës… edhe pse në të kaluarën do të kisha preferuar të përdorja pak më shumë trurin.”

Pesë martesa, pesë divorce dhe 4 fëmijë

Martesat e Lothar Matthaus kanë përfunduar të gjitha në të njëjtën mënyrë: me një ndarje. E para dhe gjithashtu më e gjata, rreth 11 vjet, në krahasim me të tjerat që zgjatën të paktën gjysmën e kësaj kohe, ishte me Silvia Matthaus. Nga bashkimi i tyre lindën dy vajzat e para, Alisa (1986) dhe Viola (1988).

Gjatë asaj periudhe, ish-mesfushori pati një flirt të shkurtër me një parukiere 18-vjeçare nga Augsburgu: madje kishte përgatitur edhe një apartament në Mönchengladbach, përpara se të kthehej te bashkëshortja. Por marrëdhënia tashmë ishte krisur dhe gjithçka përfundoi në vitin 1992. Ajo, megjithatë, vendosi të ruante mbiemrin e martesës. Sot jeton në Nuremberg dhe është konsulente marketingu.

Në vitin 1994, ish-futbollisti u martua me Lolita Morena, ish-Miss Zvicra, modele dhe prezantuese, me të cilën kishte pasur tashmë Loris (1992). Pas ndarjes, erdhi martesa me Marijana Kostić, sipërmarrëse dhe stiliste serbe, e cila ishte tashmë nënë e tre fëmijëve. Më pas pasuan martesat me Kristina Liliana Chudinova, 26 vjet më e re, së cilës Matthaus i dha lamtumirën pasi zbuloi se ishte tradhtuar, dhe në fund me Anastasia Klimko, e cila solli në jetë Milanin.

Modelja polake Joanna Tuczyńska, Maren Müller-Wohlfahrt (në fund të viteve ’90) dhe Ariadne Ioannou plotësojnë listën e dashurive që kanë shoqëruar Matthaus gjatë viteve. Me to, megjithatë, ai u ndal përpara se të ngjitej në altar, duke gjetur ekuilibrin e duhur mes zemrës dhe arsyes. Dhe pikërisht ky është detaji interesant: jo vetëm numri i marrëdhënieve, por mënyra se si sot ai mendon për disa vendime të marra në të kaluarën.

Matthaus: “Kam dhënë gjithmonë më shumë nga sa kam marrë”

Sot Matthaus është bërë shumë më i kujdesshëm në deklaratat për jetën private. “Në martesat dhe marrëdhëniet e mia kam dhënë gjithmonë më shumë nga sa kam marrë. Me Marijanan arrita pothuajse deri në atë pikë sa të mohoja veten: kujdesesha për fëmijët e saj sikur të ishin të mitë. Madje lashë edhe punën time si trajner në Brazil për të.” 

Pikërisht kjo rrëfim i jep zgjedhjes së tij të tanishme një kuptim tjetër nga thjesht “nuk do të martohem më”: ai e ka mësuar mësimin në mënyrë që të ruajë më shumë veten, duke marrë parasysh edhe pasojat jashtë jetës private. Në vitin 2006, Matthaus u largua nga Atlético Paranaense pas vetëm 8 ndeshjesh, me një skuadër që ishte ende e pamposhtur. “Ishte gabimi më i madh i karrierës sime si trajner.” Dhe tani, pas plot 5 përpjekjesh të dështuara, është më mirë të mendohet mirë përpara një “po”-je të thjeshtë.

Të këshilluara

ide

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI