Flash

Mesazh i koduar?/ Ambasada Gjermane bën një postim të çuditshëm (Në kulm të protestave)

Diplomacia rrallë flet me deklarata të drejtpërdrejta. Ajo komunikon me simbole, me kohën kur zgjedh të flasë dhe me mesazhet që duhen lexuar mes rreshtave. Pikërisht për këtë arsye, postimi i Ambasadës Gjermane në Tiranë, i publikuar në kulmin e protestave më të mëdha (e sot më të tensionuar) kundër qeverisë Rama, ka ngritur një pyetje që nuk mund të anashkalohet.

Lapsi.al 2 July 2026

Teksa Tirana përjetoi sot protestën më të fortë qytetare të javëve të fundit, me përplasje të forta para Parlamentit dhe të paktën 20 protestues të arrestuar në mënyrë të dhunshme nga policia, Ambasada Gjermane publikoi një postim, simbolika e të cilit është e vështirë të injorohet.

Sot, në përvjetorin e 36-të të 2 korrikut 1990, ambasada e Gjermanisë kujtoi ditën kur mijëra shqiptarë hynë në ambasadat e huaja në Tiranë, duke e cilësuar atë si një “hap të guximshëm"  Sipas postimit, ato ngjarje mbeten simbol i guximit të njerëzve që zgjedhin lirinë.

"Të shtyrë nga dëshira për liri, demokraci dhe kushte më të mira jetese, ata ndërmorën një hap të guximshëm drejt të panjohurës. Ngjarjet e korrikut 1990 u bënë një pikë kthese në historinë e Shqipërisë dhe kontribuan në rënien e sistemit komunist. Ato mbeten edhe sot simbol i guximit të njerëzve që zgjodhën një jetë në liri." - thuhet në postimin e ambasadës Gjermane (i plotë poshtë). 

Koha e publikimit ngre pikëpyetje. Pikërisht në ditën kur qytetarët u përplasën me policinë në protestën më të madhe kundër qeverisë së Edi Ramës, diplomacia gjermane rikthen në kujtesë një nga momentet më domethënëse të rezistencës qytetare në historinë moderne të Shqipërisë. 

A është kjo një rastësi kalendarike apo një kujtesë me domethënie politike? Zyrtarisht, ambasada nuk bën asnjë lidhje mes ngjarjeve të vitit 1990 dhe protestave të sotme. Megjithatë, simbolika është e vështirë të kalojë pa u vënë re. 

Postimi vjen në një moment kur në qarqet diplomatike flitet gjithnjë e më shpesh për pakënaqësi të partnerëve europianë ndaj mënyrës së qeverisjes në Shqipëri, ndonëse Berlini nuk ka shprehur publikisht një qëndrim të hapur që ta lidhë këtë postim me zhvillimet e ditës. 

Por, diplomacia rrallë flet me deklarata të drejtpërdrejta. Ajo komunikon me simbole, me kohën kur zgjedh të flasë dhe me mesazhet që duhen lexuar mes rreshtave. Pikërisht për këtë arsye, postimi i Ambasadës Gjermane në Tiranë, i publikuar në kulmin e protestave më të mëdha (e sot më të tensionuar) kundër qeverisë Rama, ka ngritur një pyetje që nuk mund të anashkalohet. Nëse Berlini do të donte të shmangte çdo interpretim politik, a nuk do të kishte zgjedhur ta mbante në sirtar këtë postim? Apo duhej publikuar me patjetër? 

Për shumë kritikë të qeverisë, beteja që zhvillohet sot në rrugët e Tiranës rezonon me frymën e 2 Korrikut 1990, kur mijëra shqiptarë sfiduan regjimin në kërkim të lirisë dhe një të ardhmeje më të mirë. ©LAPSI.AL 

Të këshilluara

ide

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI