Flash

Ndodh edhe kjo/ "Barkodi" i vendosur në kalanë e Libohovës të dërgon në faqe pοrnοgrafikе

Lapsi.al 5 October 2026

Ndodh edhe kjo/ "Barkodi" i vendosur në kalanë e

Një barkod i vendosur në Kalanë e Libohovës, i cili duhej t’u ofronte vizitorëve informacion mbi monumentin, i orientonte ata drejt përmbajtjeve pornografike. 

Pasi skanonin barkodin, vizitorëve iu shfaqeshin pamje me përmbajtje të papërshtatshme, dhe disa prej tyre denoncuan dukurinë pranë autoriteteve në Libohovë. 

Pasi u njoh me rastin e paprecedentë, Bashkia Libohovë hoqi bar-kodin nga tabela dhe nisi verifikimet. 

Ndodh edhe kjo/ "Barkodi" i vendosur në kalanë e

Mbetet e paqartë sesi ka ndodhur ky gabim, por sipas autoriteteve, problemi mund të ketë ardhur nga hakerimi ose skadimi i domenit të përdorur nga një kompani e huaj që kishte vendosur bar-kodet vite më parë. 

Thuhet se autoritetet kanë kërkuar krijimin e një aksesi të ri dhe kontrolli të të gjitha bar-kodeve të vendosura në sitet turistike.  

Të këshilluara

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI