Flash

Opozita kërkon mocion me debat për skandalin “Hyseni”, mblidhet Konferenca e Kryetarëve

Lapsi.al 1 October 2026

Opozita kërkon mocion me debat për skandalin “Hyseni”,

Kreu i grupit parlamentar Gazment Bardhi, në emër të PD-së, kërkoi që Kuvendi të zhvillojë një mocion me debat për rastin e ish-drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni. Ai argumentoi se debati parlamentar është i ndarë nga hetimi i Prokurorisë dhe se Kuvendi duhet të shqyrtojë përgjegjësitë politike dhe institucionale. Bardhi kërkoi që Edi Rama të japë llogari për emërimin e Hysenit në krye të SHISH. Sipas tij, Kuvendi nuk duhet të përdorë hetimin e Prokurorisë si arsye për të shmangur kontrollin parlamentar.

Ai tha se SPAK-u duhet të vijojë hetimin e pavarur, ndërsa Kuvendi duhet të bëjë punën e vet mbikëqyrëse. Bardhi pretendoi se Hyseni mund të ketë ndihmuar një person të kërkuar nga drejtësia duke i dhënë informacion të klasifikuar, duke iu referuar informacioneve të bëra publike rreth hetimit.

Ai akuzoi mazhorancën për standard të dyfishtë, duke përmendur edhe rastin e Belinda Ballukut. Në fund, Bardhi kërkoi që Rama të shpjegojë pse dhe me çfarë informacioni u emërua Hyseni, madje ngriti pyetje se cili shërbim i huaj mund të ketë pasur rol në këtë emërim. PD kërkon që rasti Hyseni të mos trajtohet vetëm si çështje penale nga Prokuroria, por edhe si çështje përgjegjësie politike dhe kontrolli parlamentar, veçanërisht për rolin e Kryeministrit në emërimin e saj.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI